Connect with Us

Po shkëlqen me Skënderbeun, Muja: Të luash me Skënderbeun është një ëndërr

Sport

Po shkëlqen me Skënderbeun, Muja: Të luash me Skënderbeun është një ëndërr

Publikuar

-

I futur vetëm disa minuta nga fund i lojës, Arbnor Muja tregoi se është i rëndësishëm për Skënderbeun, pasi e tregoi me golin që shënoi ndaj Luftëtarit. Për mesfushorin kosovar një gol i tillë ka peshë të veçantë, pasi është mjaft i rëndësishëm, mbi të gjitha i pari si futbollist profesionist me Skënderbeun. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, Muja shprehet i kënaqur fitoren dhe kontributin e tij te Skënderbeu.

“Është goli im i parë me këtë fanellë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Arrita të shënoj në një ndeshje delikate për ne, ku fitorja ishte detyrim dhe për fat të mirë arritëm të merrnim pikët e plota. Nga ana tjetër, ajo që më mbush me mirësi është fakti që gjithnjë e më shumë po bëhem pjesë e këtij ekipi. Për mua është një nder i madh dhe i veçantë. Të luash me Skënderbeun për çdo lojtar ka qenë një ëndërr, sidomos pas arritjeve të klubit në arenën europiane. Tani, pavarësisht vështirësive, jemi të vendosur ta çojmë përpara ekipin për të arritur objektivin tonë”, theksoi Muja.

Rezultatet

Humbjet me rezultat të thellë pa dyshim janë ato që e shqetësojnë shumë kampin bardhekuq dhe normalisht një shqetësim i tillë u është përcjellë edhe lojtarëve në fushën e lojës. Muja merr përgjegjësitë teksa thotë se ekipi duhet të funksionojë si grup dhe të jetë më i kujdesshëm në fushën e lojës. Ai e shikon diçka kalimtare problemin e pësimit të shumë golave. “Normalisht që nuk na bënte të ndiheshim rehat ajo periudhë pas humbjes me Vllazninë. Kemi pësuar shumë gola dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm që nuk ka nevojë për alibi. Kemi të gjitha përgjegjësitë tona dhe trajneri bëri mirë që na shkundi në prag të ndeshjes me Luftëtarin. Duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më sakrifikues në fushën e lojës si grup. Të punojmë bashkë për të përmirësuar të gjitha gjërat që duhet të përmirësojmë. Kemi një ekip të ri, sidomos në prapavijë, dhe kjo e bën pak më të vështirë pasi duhet kohë që të mësohemi me njëri-tjetrin. Besoj se gjithçka tani do të marrë fund dhe do rikthehemi te vijimësia e rezultateve pozitive”, vijoi më tej mesfushori kosovar.

KOMBËTARJA 

Ftesa nga ana e Shpresave të Kosovës nuk i ka munguar futbollistit nga Mitrovica, i cili nuk ngutet të presë ftesën nga Kombëtarja e madhe. “Jam i kënaqur që edhe në përfaqësuesen Shpresa të Kosovës kam bërë mirë dhe madje jam rithirrur. Është një kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e përfaqësueses së vendit tënd. Për momentin ndihem mirë tek U-21 dhe dua të jap maksimumin tim këtu, pa u ngutur për Kombëtaren e madhe”, përfundoi Arbnor Muja./Panorama Sport/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllen 45 minutat e para/ Sa shumë gola në ndeshjet e sotme eliminatore

Publikuar

-

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e sotme eliminatore. Shqipëria po fiton pastër në Moldavi 0-3, Kosova po fiton pa probleme 2-0 në Prishtinë ndaj Malit të Zi. Po në grupin e Kosovës, Anglia po fiton 0-4 në Sofje ndaj Bullgarisë. Ndërsa në dy ndeshjet e tjera të grupit tonë, barazim pa gola në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kosova fiton 2-0/ Tifozëve malazezë ju ikën mendja, dështon plani për të prishur ndeshjen

Publikuar

-

Kosova është duke fituar 2-0 në “Fadil Vokrri” ndaj Malit të zi, gjë kjo që ka tërbuar tifozët malazezë të pranishëm në stadium. Pas golit të parë të Rrahmanit në minutën e 10′, një grup i vogël i tifozëve malazezë siç edhe shihet nga videoja e siguruar nga Gazeta Express, mundohen të krijojnë rrëmujë me […]

LEXO TE PLOTE