Connect with Us

Ra nga kati i gjashtë/ Ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar

Sport

Ra nga kati i gjashtë/ Ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar

Publikuar

-

Tragjedi në futbollin argjentinas. Lojtari 23-vjeçar, Ezequiel Esperon, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të gjashtë teksa po argëtohej me miqtë e tij. Esperon është deklaruar i vdekur menjëherë pas arritjes në spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.

Tragjedia ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në lagjen “Villa Devoto” në Buenos Aires, në një apartament ku kishte organizuar një party me miqtë e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare, futbollisti besohet se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij. Policia ka nisur një hetim rutinë, edhe pse është konstatuar se Esperon e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional, që është i vendosur në Porto Alegre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE