Connect with Us

Skënderbeu fitoi ndaj Luftëtarit, Ilir Daja ia merr këngës

Sport

Skënderbeu fitoi ndaj Luftëtarit, Ilir Daja ia merr këngës

Publikuar

-

Skënderbeu po i surprizon të gjithë këtë sezon në Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, bardhekuqtë kanë arritur që në 7 javë të grumbullojnë 12 pikë, pasi kanë arritur të marrin 4 fitore dhe kanë pësuar 3 humbje, por ndodhen në vendin e parë të Superiores së bashku me Vllazninë, Teutën dhe Bylisin.

Fitorja e fundit ishte ditën e shtunë ndaj Luftëtarit në shtëpi me rezultatin 2-0 dhe Daja duket se e ka shijuar në maksimum këtë sfidë, aqsa ka vendosur edhe ta festojë duke kënduar serenata korçare, në një nga restorantet e Korçës, shkruan “Newsport.al”. Tashmë do të ketë pak pushim për teknikun dhe skuadrën e tij, sepse këto ditë luhen edhe ndeshjet e kombëtareve, e kësisoj, ka vend edhe për pak argëtim.

Kujtojmë që në javën e 8-të të kampionatit, Skënderbeu pret në shtëpi Kukësin, të shtunën e 19 tetorit. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, sepse vrilindorët pas dy humbjeve, kërkojnë të rikthehen tek fitorja, kurse korçarët duan të vazhdojnë ecurinë pozitive në shtëpi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE