Connect with Us

A flet më me Neuer, apo jo?/ Ter Stegen tregon të vërtetën

Sport

A flet më me Neuer, apo jo?/ Ter Stegen tregon të vërtetën

Publikuar

-

Debati më i madh që ka përfshirë kombëtaren gjermane në muajt e fundit është për portierin titullar, nëse duhet të jetë Neuer apo Ter Stegen.

I gjendur mes “dy zjarreve”, trajneri Joachim Low, ka vendosur që në dy ndeshjet e radhës, te njëra të luajë Ter Stegen, te tjetra Neuer. Në miqësoren e të mërkurës ndaj Argjentinës, do të luajë Ter Stegen. Në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, të dielën ndaj Estonisë, do të luajë Neuer.

Marc-André Ter Stegen, në konferencën e sotme ka folur për miqësoren ndaj Argjentinës, por është ndalur dhe te raporti që ai ka me Manuel Neuer.

“Ne jemi profesionistë. Të gjithë duan të kenë vendin e tyre në kombëtare dhe japin gjithçka për të. Të jesh profesionist, gjithashtu, do të thotë të kesh një marrëdhënie të mirë me tjetrin. Nuk ka asgjë konfliktuale midis nesh, është krejt e kundërta. Ne do ta mbështesim njëri-tjetrin. Ne flasim çdo ditë, kemi një marrëdhënie profesionale dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë”, tha 27-vjeçari që mbron portën e Barcelonës. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: