Connect with Us

Hera e parë në kombëtare, Taulant Seferi i befason të gjithë me fjalët e tij në konferencë për shtyp

Sport

Hera e parë në kombëtare, Taulant Seferi i befason të gjithë me fjalët e tij në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Taulant Seferi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës. Futbollisti i cili aktivizohet te skuadra e Ksamaks në elitën e futbollit zvicerian u thirr për herë të parë në Kombëtaren A. Në konferencën e sotme për shtyp, shqiptari i Maqedonisë, u shpreh tepër i lumtur për ftesën, duke deklaruar:

“Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren. Jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë pozitivitet ta sjellim në ndeshjet e ardhme.

Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare. Mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për Kombëtaren. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në  2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve.

Nuk është se kemi punuar taktikisht në 2 stërvitjet e para. Jam duke luajtur si sulmues qendre, nuk e kam problem të luaj edhe anash, në formacionin 3-5-2 të trajnerit. Sidoqoftë kudo që të ketë nevojë skuadra jam i gatshëm”, u shpreh Seferi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: