Seria A
Ish-futbollisti i Interit ka një këshillë miqësore për Lukakun/ Mos e bë kurrë atë gjë para ndeshjeve

Me fanellën e Interit ai luajti vetëm dy sezone, mjaftueshëm për të mësuar për stilin e jetës së lojtarëve italianë. Tani, Andy Van der Meyde i dërgon një mesazh të qartë Romelu Lukaku, sulmuesit të ri të zikaltërve.
Ish-mesfushori holandez foli para mikrofonëve të “Eleven Sports”, duke e paralajmëruar sulmuesin belg:
“Në Itali, mediat kanë njohuri për shumë prapaskena, merren edhe me gjërat jashtë fushës së futbollit. Nëse bëni ndonjë shkelje, gazetat tashmë e dinë atë, kështu që ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Dhe kini kujdes nga paparacët, mbase natën në disko”.
Van der Meyde flet nga përvoja personale dhe i dërgon këshilla të dobishme Lukakut në funksion të angazhimeve të ardhshme me Interin: “Edhe unë jam gjenda në situata të pakëndshme. Ju mund të dilni pas ndeshjes, por mos guxoni ta bëni këtë para saj”.
Lajme të Rekomanduara:

Champions League: Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, City poker golash
Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij...

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...