Connect with Us

Po shkëlqen në Serinë A, Marash Kumbulla, biri i një muratori që i tha “jo” Italisë

Seria A

Po shkëlqen në Serinë A, Marash Kumbulla, biri i një muratori që i tha “jo” Italisë

Publikuar

-

Marash Kumbulla u nis herët dje në mëngjes. Destinacioni ishte Tirana. Trajneri Edi Reja e ka ftuar për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Ky lojtar shpërtheu papritmas dhe tani duket vërtet i papërmbajtshëm. “Maks” është qendërmbrojtësi titullar i Veronës dhe të shtunën shënoi golin e parë në Serinë A që i dha fitoren Veronës në fushën e Sampdorias. Ka lindur në vitin 2000 dhe sapo ka mbushur 19 vjeç.

Është i fejuar prej dy vitesh me Gretën që jeton në Vilafranka. Deri në aeroport e shoqëron babai i tij, Lini, që ka një histori akoma më emocionuese sesa ajo e të birit që ka lindur dhe është rritur në Peskiera del Garda.

Ky pra është mbrojtësi i talentuar që Italisë i rrëshqiti nga duart, sepse në fillim kombëtarja italiane nuk i besoi ashtu siç i pati besuar verbërisht potencialit të tij Klaudio Kalveti, ish-drejtor i të rinjve të Veronës, ashtu si Filipo Fusko dhe Fabio Pekia, që e patën trajnuar te të rinjtë dhe e bënë gati që ai të luante kaq herët në Serinë A.

Pekia i përshkruan me një fjali epike cilësitë e Kumbullës: “As në stërvitje nuk ua lë as ta shohin topin sulmuesit. Markon ashpër, shumë ashpër. Nuk është rastësi që nuk i dha asnjë shans Kualjarelës, golashënuesit më të mirë të Serisë A sezonin që shkoi”, thotë trajneri.

RESTORANTI – Familja Kumbulla na hap dyert e restorantit “Gustoza”, që është inauguruar në vitin 2012. Mimoza 37-vjeçare, nëna e mbrojtësit të Veronës, është ajo që gatuan makaronat me domate, që aq shumë i pëlqejnë të birit. Lokali është i familjes dhe e drejton në mënyrë shumë autoritare Sokoli, 29-vjeçari që është vëllai më i vogël i Linit.

“Jemi gjithsej 7 fëmijë. Jetojmë të gjithë në Itali, me përjashtim të motrës së vogël që është ende në Shkodër”, thotë Lini, babai i Marashit. Para se ai t’u gëzohet klientëve të shumtë që ka tani, kthehet shumë mbrapa në kohë, pikërisht në vitin 1994. Në fillim këtu në Peskiera (provincë e Veronës) erdhi vëllai i madh, Gimi./Panorama Sport/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Juve-Inter, frikë nga coronavirus/ Ky është vendimi i fundit i zikaltërve

Publikuar

-

Juventus-Inter është kryendeshja e kësaj jave të Serie A, por kjo sfidë ka kaluar në plan të dytë dhe shkaku është Coronavirus. Virusi i tmerrshëm ka pushtuar Italinë, ku janë paraqitur mbi 650 raste, ndërsa 17 janë viktima. Për shkak të Coronavirusit, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, ndërsa së fundmi është marrë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video e javës/ Tifozi kinez ngrihet mes stadiumit në Champions League dhe bërtet “Nuk kam koronavirus…”

Publikuar

-

Koronavirusi ka pushtuar edhe Italinë dhe ka përhapur panik në mbarë botën. Shumë persona janë infektuar prej tij e madje janë shënuar edhe viktima. Ndeshjet e Serie A do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa në dyshim ishte edhe dueli i mesjavës mes Napolit dhe Barcelonës për Champions League. Megjithatë takimi është laujtur në […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Frikë nga coronavirus, Milani gëzon tifozët me gjestin fantastik

Publikuar

-

Frika nga Coronavirusi bëri që disa nga ndeshjet e kësaj jave në Serie A të zhvillohen pa tifozë. Një ndër duelet në fjalë është edhe Milan-Genoa e cila do të luhet ditën e dielë në orën 12:30 në stadiumin “San Siro”. Në fakt të shumë kanë qenë ata që kanë abonime vjetore dhe interesimi për […]

LEXO TE PLOTE