Connect with Us

Tifozët e Milanit nuk e duan trajnerin e ri, për shkak të një fjalie të vetme që ai ka thënë

Seria A

Tifozët e Milanit nuk e duan trajnerin e ri, për shkak të një fjalie të vetme që ai ka thënë

Publikuar

-

Stefano Pioli do të jetë trajneri i ri i Milanit. Ish-trajneri i Interit, Lazios dhe Fiorentinës, do të firmosë kontratë 2-vjeçare me klubin kuqezi, ku do të fitojë 1 milion euro këtë sezon dhe sezonin e dytë 1.5 milionë euro.

Alternativa kryesore e drejtuesve të Milanit për të zevëndësuar Marco Giampaolon ishte Luciano Spalletti, por ai kërkonte 4-4.5 milionë euro në sezon, pagë që Milani nuk e përballon dot.

Të gjendur në këto kushte, drejtuesit e “Djallit” kanë arritur akordin me 53-vjeçarin, Pioli.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, tifozët e Milanit janë kundër trajnerit të ri dhe kanë filluar fushatën në rrjetet sociale me hashtagun “#PioliOut”.

Por, pse milanistët kanë gjithë këtë pakënaqësi ndaj Piolit? Kur drejtonte Interin në vitin 2016, ai bëri një deklaratë të fortë pa menduar për pasojat që ajo do të kishte vite më vonë.

“E gjithë familja ime është me Interin. Karriera si trajner më ka çuar në vende të ndryshme, por gjithmonë kam qenë dhe do të mbetem tifoz i Interit”, tha Pioli në atë kohë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tronditet Interi/ Dëmtohet në ndeshjen e kombëtares, ylli i madh mungon dy për tre muaj

Publikuar

-

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka pranuar se Alexis Sanchez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj. Sulmuesi i Interit dëmtoi ligamentin e kyçit të këmbës gjatë miqësores së fundjavës mes Kilit dhe Kolumbisë. “Më vjen keq për të sepse ai tani kishte filluar të luante me Interin si në kampionat ashtu […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tifozët e prisnin te Milani, trajneri 55-vjeçar merr drejtimin e klubit të madh që luan në Champions League

Publikuar

-

Trajneri francez, Rudi Garcia, ishte një nga kandidatët për të pasuar Marco Giampaolon te Milani, por në fund kuqezinjtë zgjodhën Piolin. 55-vjeçari i dha fund gjatë majit të kaluar aventurës tek ekipi i Marseille, ndërsa tani do të rikthehet sërish në Francë, por këtë herë te një ekip tjetër. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Rudi […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi heq dorë nga afrimi i bujshëm i verës/ Do ta përdorë për “kokën” e yllit të madh

Publikuar

-

Edhe pse Juventusi bëri një “luftë” shumë të madhe me disa nga gjigantët e Europës për të transferuar falas Adrien Rabiot, duket se bardhezinjtë kanë mbetur ta zhgënjyer nga 24-vjeçari francez dhe janë gati të heqin dorë prej tij për një tjetër yll të madh, i cili është Christian Eriksen. Danezi është në muajt e […]

LEXO TE PLOTE