Connect with Us

Wenger i rikthehet punës si trajner, gati marrëveshja me klubin e madh që luan në Champions League

Sport

Wenger i rikthehet punës si trajner, gati marrëveshja me klubin e madh që luan në Champions League

Publikuar

-

Pas humbjes në fundjavë 1-0 ndaj Saint Etienne, Lyon ka shkarkuar trajnerin Sylvinho. Ish-lojtari i Brazilit dhe i Barcelonës mori drejtimin e klubit francez verën e fundit, por shkarkohet pas 9 javëve në Ligue 1.

Vendin e brazilianit pritet ta zërë një trajner i madh dhe me shumë eksperiencë. ESPN raporton se Arsene Wenger është kandidati numër një për të marrë drejtimin e Lyon. Francezi është i papunë që kur u largua nga Arsenali pas 22 viteve në qershorin e vitit 2018.

Drejtuesit e Lyonit kanë filluar bisedimet me Wenger, të cilin e shohin si njeriun e duhur për të pasur sukses në kampionat, por edhe në Champions League. Lyon bën pjesë në grupin G, ku aktualisht renditet i dyti dhe ka shanse reale për t’u kualifikuar për fazën tjetër.

Një emër tjetër që përflitet për të marrë drejtimin e Lyon është edhe Laurent Blanc, por Wenger është më i avantazhuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: