Connect with Us

Askush nuk e mendonte këtë/ Ylli i madh i kërkon Bayernit të largohet në merkaton e janarit

BundesLiga

Askush nuk e mendonte këtë/ Ylli i madh i kërkon Bayernit të largohet në merkaton e janarit

Publikuar

-

Të gjithë prisnin që Thomas Muller ta përfundonte karrierën te Bayern Munich, por mesa duket nuk do të ndodhë kështu.

Thomas e nisi rrugëtëmin e tij në futboll që në fëmijëri te klubi i Bayernit. Aty u rrit, u bë një lojtar i madh, shkroi historinë, siguroi një vend në Kombëtare, shënoi gola dhe fitoi trofe. Deri tani ka luajtur 485 ndeshje, ka shënuar 186 gola, ka dhënë 171 asiste dhe ka fituar plot 21 trofe. Por, ëndrrës po i vjen fundi.

Sipas asaj që raporton Bild, por edhe shumë media të tjera gjermane dhe jo vetëm, Thomas Muller i ka kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Bayernit të largohet në merkaton e janarit. 30-vjeçari është i pakënaqur me minutat e pakta që i jep trajneri Kovac, por mbi të gjitha është i pakënaqur me mosrespektin e treguar nga trajneri kroat. Një gjë e tillë u duk edhe në deklaratën e Kovac të bërë gjatë fundjavës së kaluar, ku tha “Nëse ne nuk do të kemi lojtar, me siguri Muller do të ketë disa minuta në dispozicion”.

Një deklaratë aspak profesionite nga ana e Kovac, gjë që tregon së marrëdhënia mes yllit gjerman dhe trajnerit të ekipit ka prekur fundin. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga drejtuesit e Bayernit në lidhje me kërkesën e Thomas Muller. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E kryer/ Bayerni transferon yllin e Ajaxit

Publikuar

-

Kampionët rekord të Gjermanisë po përforcohen për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas Bild, transferimi i Nicolas Kuhn nga Ajax në formë huazimi te Bayern Munich është i kryer. Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit me klubin bavarez, ndërsa një opsion për blerjen përfundimtare nuk është përfshirë në marrëveshje. Tek Ajaxi lojtari […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Merkato: Lëvizje zurprizë, ylli i Realit transferohet te Bayern

Publikuar

-

Álvaro Odriozola duket se do të jetë përforcimi i parë i Bayernit për këtë merkato. Mbrojtësi spanjoll ka munguar në stërvitjen e sotme të Realit, pasi i ka marrë leje klubit për të fluturuar në Mynih, aty ku do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë për bavarezët. 24-vjeçari u transferua me shumë bujë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ky po që është patriot/ Ylli shqiptar reklamon këpucët me simbolet tona kombëtare (foto)

Publikuar

-

Miliot Rashica është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen në Bundesligë. 23-vjeçari gjithmonë e ka treguar dashurinë dhe respektin për kombin e tij që në fakt janë si Kosova ku edhe ka lindur por edhe Shqipëria ku pati mundësinë të hidhte hapat e para duke veshur fanellën kuqezi. Së fundmi, […]

LEXO TE PLOTE