Connect with Us

Astrit Hafizi: Ja kush është lojtari i kombëtares që mund të bëjë diferencën

Kombëtare

Astrit Hafizi: Ja kush është lojtari i kombëtares që mund të bëjë diferencën

Publikuar

-

Shqipëria i ka shënuar katër gola Turqisë në transfe të dhe videoja e asaj ndeshjeje miqësore të 21 janarit 1998 ruhet ende me fanatizëm nga Astrit Hafizi. Trajneri që drejtoi kuqezinjtë në një periudhë shumë të vështirë, flet sot 21 vite më pas, kur Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme, këtë herë për eliminatoret e Europianit kundër Turqisë.

Në bisedën për “Panorama Sport”, ai komenton situatën aktuale në Kombëtare, trajnerin Reja, rinovimin e ekipit dhe lojtarët që kanë mbetur jashtë. Hafizi jep disa mesazhe të forta për atë që duhet bërë.

Profesor, kanë kaluar 21 vite nga fitorja 4-1 në Turqi. E kujtoni ende atë ndeshje?

Po, natyrisht. E kam edhe videon e asaj ndeshjeje dhe thuajse të gjithave që kam drejtuar ekipin kombëtar. Ajo është pasuria ime dhe e punës që kam bërë në ato vite. Është si një dashuri e punës që bën dhe sa herë kam mundësi, e shikoj videon e Turqi-Shqipëri të vitit 1998. Kjo është vërtet një pasuri që kam, natyrisht nuk është monetare, por kam qenë trajneri dhe ndihem krenar për vitet që drejtoja Kombëtaren. Kur më kap nostalgjia, veçanërisht këtë ndeshje e shikoj, sepse kanë qenë edhe kohët e atilla, që shumë gjëra të kujtohen shpesh.

Bëhet fjalë për vitin 1998, kur në situatën që ishte Shqipëria, dukej e tepërt të flitej për futboll…?

Sigurisht. Gjëja e parë që më vjen në mend është vështirësia që kemi pasur për udhëtimin dhe grumbullimin e skuadrës. Nuk ka lidhje koha e sotme, ku kushtet janë më të mira, ana financiare po e po dhe organizimi është shumë më ndryshe. Kujtoj që u grumbulluam në Stamboll dhe më pas shkuam në Antalia, ku kishim vetëm një seancë stërvitore në dispozicion për ta zhvilluar atë miqësore. Lojtarët vinin direkt nga vendet ku ishin dhe me vetëm një stërvitje përgatisnim ndeshjen. Merre me mend sa vështirësi kemi pasur, aq më tepër që miqësoret ishin të rralla për ne. Edhe kjo që fituam me Turqinë 4-1 u organizua përmes miqësive, më konkretisht me nismën e ambasadorit turk në Shqipëri. Kur i kujton sot këto gjëra, janë vërtet drithëruese se sa kemi vuajtur. E kujtoj shumë atë TurqiShqipëri edhe për faktin se dy ditë që kemi qëndruar në Antalia, shiu nuk ka pushuar asnjë minutë.

hafizi

Në gjendjen ku është sot Shqipëria, sa shanse kemi për  të bërë sërish një rezultat historik në Turqi?

Vështirësitë qëndrojnë akoma për të pretenduar dhe për më tepër të kalojmë me sukses një kundërshtar si Turqia. Me grupin që kemi dhe rinovimin që po i bëhet dashje pa dashje Kombëtares, nuk besoj se kemi ndonjë objektiv konkret tashmë për të pretenduar kualifikimin. Është shumë e vështirë në këtë situatë, por unë mendoj se një detyrim për Kombëtaren, që mund të jetë edhe objektiv, është që në këtë grup që jemi, të kapim vendin e tretë. Do të ishte një pozicion i mirë për gjendjen që po kalon ekipi kombëtar, në mënyrë që në eliminatoret e radhës të jemi një skuadër më e konsoliduar. Nëse ne bëjmë ndonjë mrekulli dhe kapim vendin e dytë, atëherë do të ishte kryevepër. Nuk jemi në atë stad që vendosim objektiva pompozë pa nisur aktiviteti dhe pastaj dështojmë si në Ligën e Kombeve.

Kush mund ta bëjë diferencën në ndeshjen e së premtes?

Nuk kam ndonjë afeksion për ndonjë lojtar, por gjithsesi do të përmendja Baren, i cili ka dhënë disa sinjale të mira në ndeshjet e fundit. Bëhet fjalë për një lojtar që, nëse orientohet mirë, mund të bëjë gjëra të mëdha.

Çfarë përshtypjeje ju ka lënë Reja dhe a e meriton rinovimin e kontratës?

Rinovimi nuk është në dorën time që ta komentoj, por mund të them se nga trajnerët italianë që kanë ardhur në Shqipëri, është nga ata me më tepër përvojë. Ka një CV më të mirë dhe me ide të qarta. Është fiksuar me sistemin 3-5-2 dhe 3-4-3, duke insistuar derisa të gjejë një zgjidhje me lojtarët e duhur. Më pëlqen vendosmëria që ka Reja, duke qenë fanatik i detyrave. E përsëris që nga trajnerët italianë që kanë ardhur, mendoj se është nga më të mirët

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ka krijuar një super ekip, Edi Reja lëshon edhe deklaratën e madhe pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Edi Reja u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes kundër Moldavisë, aty ku fituan 4-0. Ai u shpreh se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi. Për “Supersport” shtoi se edhe debutuesit bënë paraqitje të mirë. “Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kjo Shqipëri bind! Kuqezinjtë argëtohen me Moldavinë dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

Nga

Shqipëria fiton kundër Moldavisë me rezultatin 4-0 dhe nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve.  Dominim absolut, që shoqërohet edhe me një rekord: Shqipëria nuk i kishte shënuar kurrë në një ndeshje kualifikuese tre gola në pjesën e parë. Ka ndodhur vetëm një herë, në atë fitoren 4-1 kundër Lituanisë në vitin 2013, por ajo ishte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE