Connect with Us

Edi Reja ka gjetur formacionin ideal, ja si do luajnë kuqezinjtë ndaj Turqisë

Kombëtare

Edi Reja ka gjetur formacionin ideal, ja si do luajnë kuqezinjtë ndaj Turqisë

Publikuar

-

Nuk ka kohë për eksperimente. Trajneri Edi Reja ka nisur që sot punën për të ndërtuar formacionin me të cilin do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Turqisë, një rreshtim, i cili duket se do të ketë ndryshime të vogla në krahasim me sfidën e luajtur ndaj Islandës, si për sa i përket dëmtimit të Elseid Hysajt, ashtu edhe për shkak të aktivizimit e minutazhit që kanë pasur futbollistë të veçantë gjatë muajit të fundit.

Kështu, në stërvitjen e sotme, Reja ka ndarë lojtarët në dy grupe ku dukej qartësisht se në njërën anë ishin titullarët e mundshëm e në tjetrën ata që duhej të luftonin për t’i rrëmbyer të parëve një vend në rreshtimin kuqezi.

Nga ajo që u pa sot, ndryshimi në treshen e qendrës së mbrojtjes i përket largimit të Dermakut dhe aktivizimit të Veselit. Gjimshiti pritet të spostohet përsëri në qendër, me Ismajlin e Veselin që do të jenë në krahët e tij.

Ndërkohë, majtas sot Reja ka preferuar Lenjanin, ndërsa në të djathtë ka aktivizuar Roshin, i cili mbetet zgjedhje e parë për këtë rol pavarësisht provës jo bindëse ndaj Francës në një pozicion të tillë. Në mesfushë sot ishte e paprekshme treshja e qendrës Gjasula-Bare-Memushaj, ashtu si ndaj Islandës.

Edhe në sulm Reja ka nisur përgatitjet e kësaj ndeshje të rëndësishme me dyshen Çikalleshi-Manaj, e cila u shfaq mjaft mirë në duelin e muajit të kaluar dhe pritet ta nisë nga minuta e parë edhe sfidën e të premtes. Sigurisht, trajneri ka nxitur të gjithë lojtarët të tregojnë veten në këto ditë e ta vënë në vështirësi sa më shumë për zgjedhjen e formacionit kuqezi, aq më tepër në një ndeshje të tillë që është përcaktuese për ecurinë e Shqipërisë në grupin eliminator, jo vetëm për kualifikimin në Europian, por edhe për të tentuar që të kalohet Islanda në vendin e tretë. /Vipsport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mbyllet pjesa e parë/ Debutim ëndrrash për Trashin, i shënon Moldavisë edhe të tretin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Cikalleshi, Bare dhe Lorenc Trashi ishin autoret e golave keto 45 minuta te para. LIVE’ Moldavi-Shqipëri 0-3

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shqipëria e pandalshme/ Vjen edhe goli i dytë me Keidi Baren

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja po luan ne keto momente ndeshjen e radhes kualifikuese. Kuqezinjte kane dyfishuar rezultatin ne keto momente me Keidi Baren. Cikalleshi në minutën e 22-te dhe Bare disa minuta më vonë po i japin qetesine kuqezinjve te cilet udheheqin 0-2.

LEXO TE PLOTE