Connect with Us

Ilir Daja sheh larg: Jam gati të drejtoj kombëtaren shqiptare

Kombëtare

Ilir Daja sheh larg: Jam gati të drejtoj kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Skënderbeu ndodhet aktualisht në vendin e 4-të në renditjem, por me pikë të barabarta me 3 klubet e para me nga 12 pikë. Korçarët arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 duke u bashkangjitur në krye skuadrave si Bylis, Vllaznia dhe Teuta. Në një intervistë për “RTV Ora”, ka folur trajneri I korçarëve, Ilir Daja. Në fjalën e tij Daja foli për futbollin shqiptar, Skënderbeun si dhe u shpreh se është gati për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare në rast se Federata do t’i besojë këtë post.

Motivimi te Skënderbeu?

Sigurisht që nëse do të ishte në një pozicionim tjetër, pra nëse do të ishte prezent edhe Europa do të ishte akoma dhe më i lehtë motivimi i grupit, por që edhe në këtë vit, në kompeticionet europiane, në kualifikueset të kompeticioneve europiane, futbolli shqiptar nuk bëri ndonjë paraqitje dinjitoze. Skuadrat shqiptare e dijnë se duhen 1 ose 2 ndeshje, pasi Skënderbeu nuk është i atyre niveleve të viteve të fundit. Duke pasur edhe ndërhyrjen e brezave brenda ekipeve, duhet të motivohen pasi përfaqësojnë një fanellë të rëndë. Secili lojtar ka kreditet e tij, pasi futbolli nuk luhet për një ose dy vjet. Jemi të gatshëm për të motivuar skuadrën, pasi rezultatet do të jenë të mira qoftë për qytetin, tifozët dhe lojtarët. Pasi siç dihet motivimi i grupit të brendshëm është më i mirë se sa ai që mund të quhet motivim i jashtëm.”

Oferta nga shumë ekipe, por zgjodhe Skënderbeun?

I kisha dhënë fjalën Korçës për atë periudhë të bukur që kaluam së bashku. Nuk ishte vetëm kalimi në grupet e Europa League, por paralelisht fitimi i kampionatit dhe i Kupës. Erdhi momenti dhe në këtë situatë të vështirë që po kalon Skënderbeu duhej të isha edhe unë prezent me ta, për të ndihmuar futbollin në këtë qytet që të jetojë, ndoshta jo në atë cikël kaq të lavdishëm por të jetë aty.

E ardhmja?

Ëndrra e çdo trajneri më e madhe është që një ditë të drejtoj edhe kombëtaren e vendit të vet. Duke hequr dorë nga modestia jam i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë nga ana profesionale, por që ky vendim është vendim i drejtuesve të Federatës. Kanë bërë një zgjedhje të mirë në këto vitet e fundit, sepse kanë marrë trajner nga një shkollë që është mjaft e mirë në nivel ndërkombëtar siç është ajo italiane,. Para një jave më tha Muzaka, profesor, nëse nuk do të ishte teknik futbolli do të shikoja në tre profesione të tjera. Mjek, psikolog dhe në futboll, pasi nuk të ndahet shpirti prej tij për nga mënyra se si i trajton problemet me lojtarët.

Çfarë hobi ke?

Të them të drejtën në pjesën time të rinisë kam pasur hobi që të luaj tenis, por dëmtimi i gjurit. Kam qejf udhëtimet, sidomos kur i jap makinës vetë. Jam i çik, shpesh herë, nga njohja që kam edhe me policët, më tolerojnë një shpejtësi të pakët. Ka raste që ka edhe pak shpejtësi më të madhe, pasi i lë për momentin e fundit edhe udhëtimet e gjërat e tjera dhe më duhet të nxitoj pak. Dëgjoj muzikë të rrymave të ndryshme dhe këtë e kam në pjesën kur jam pushim. 24 orë nuk mund të them sepse është edhe pjesa e gjumit. Realisht për futbollin mendoj gjithë ditën. Zakonisht miqtë e mi më thonë se mendoj gjithmonë për futbollin. E kam pasion, e dashuroj punën time dhe jam i motivuar që prej ditës së parë dhe deri tani, çka më bën që të marr edhe rezultate.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: