Premier Liga
Juve dhe Man. United bëjnë gati shkëmbimin e bujshëm/ Dy për një

“Tuttosport” ka publikuar sot një lajm të bujshëm ku thuhet se Juventus dhe Man. United po punojnë për një shkëmbim të madh mes tyre. Juventusi është i mbipopulluar dhe disa lojtarë janë të pakënaqur me minutat e pakta që kanë në dispozicion, ose edhe mos grumbullimin fare me ekipin, siç është rasti i Mario Mandzukic.
Përveç kroatit, edhe Emre Can është i pakënaqur me situatën e tij te Juventusi dhe iu ka kërkuar drejtuesve të largohet në janar. Mesfushori i Gjermanisë u la jashtë listë së Champions League nga Sarri.
Në anën tjetër, Paul Pogba duket se nuk ka më dëshirë të luajë për “Djajtë e Kuq”, ose është i dëmtuar, ose nxjerr justifikme të tjera. Francezi u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm, por United refuzoi ofertën e Realit dhe klubeve të tjera të interesuara për të.
Të gjendur në këto kushte, dy gjigantët e Europës po mendojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm, ku të gjitha palët të mbeten të kënaqura. Manduzkic dhe Emre Cane do të shkojnë te Manchester, Paul Pogba do të rikthehet te Juventusi.
Duket e vështirë që Man. United të pranojë këtë propozim duke parë vlerat e lojtarëve në treg, por nuk përjashohet mundësia që Juventusi të përfshijë edhe ndonjë lojtar tjetër në këtë operacion, ose të paguajë edhe një shumë të hollash në miliona euro për të rrisjellë në Torino kampionin e Botës. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Champions League: Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, City poker golash
Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij...

Liverpooli bën goditjen e parë për merkaton e janarit/ Shkëlqeu në grupet e Championsit
Ndeshja ndaj Salzburg në Champions League nuk i ka shërbyer Liverpoolit vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër si kokë grupi, por edhe për...