Sport
Llogaritë/ Ja si kualifikohet Shqipëria në Europian

Teksa Shqipëria do të shkojë në Turqi për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese, në të njëjtën datë më 11 tetor, Islanda do të presë Francën dhe Andorra do të luajë në shtëpi ndaj Moldavisë.
Në vigjilje të këtyre përballjeve, UEFA ka bërë edhe prognozën dhe llogaritë që bën secila skuadër. Sigurisht, në shkrimin e UEFAs, referenca është çështja e kualifikimit apo e eliminimit zyrtar për në “Euro 2020”.
Referuar Shqipërisë, kuqezinjtë nuk kanë asnjë mundësi matematikore për t’u kualifikuar pas kësaj përballjeje, por as nuk eliminohen matematikisht në rast humbjeje apo barazimi.
Për Francën, kampionen e botës në fuqi, Islandën që do të përballet me të dhe për Turqinë, llogaritë janë sërish të njëjtat: Përballja e datës 11 tetor me cilindo rezultat të mundshëm, as nuk i kualifikon automatikisht dhe as nuk i eliminon zyrtarisht nga “Euro 2020”.
Kuqezinjtë, edhe pse me shumë më pak pikë dhe shanse reale, matematikisht janë në të njëjtat pozita me të tria rivalet dhe pretendentet, të paktën për sfidën e radhës. Andorra me zero pikë është e eliminuar dhe Moldavia e ka shansin e fundit, pasi në rast se nuk fiton ndaj saj, bëhet e eliminuara e dytë./Panorama Sport/
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Nuk arriti dot 20 mijë, ja sa tifozë ishin zyrtarisht në stadium për derbin Partizani-Tirana
Teksa Tirana do të festojë gjatë këtë natë të sotme teksa ia doli të gjunjëzojë Partizanin pas më shumë se 5 vitesh, është konfirmuar zyrtarisht...