Connect with Us

Lojtarët e Turqisë i druhen kuqezinjve, ja deklarata e fortë para ndeshjes

Kombëtare

Lojtarët e Turqisë i druhen kuqezinjve, ja deklarata e fortë para ndeshjes

Publikuar

-

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, para mediave kanë dalë dy futbollistë nga skuadra turke. Mbrojtësi i Lilës, Zeki Çelik dhe ai i Juventusit, Merih Demiral kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Shqipërinë, duke pranuar se është një ndeshje mjaft e vështirë dhe e rëndësishme.

Çelik: “Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne dhe për Shqipërinë. Ne duam të fitojmë duke qenë se do të mbyllnim garën në finalen me Francën dhe shpresojmë të shkojmë më tej. Duhet të kalojmë Shqipërinë dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Fitorja me Francën? Askush nuk e ka pritur dhe kur shkova në skuadër të gjithë më uruar. Tani më kanë thënë se do të na mundin, por u kam thënë se do të fitojmë sërish ne. U kam uruar humbjen. Duam të fitojmë kundër Shqipërisë dhe të jemi të koncentruar. Shqipëria e sheh këtë ndeshje si finale pasi fituan edhe kundër Islandës ndërsa ne duam të fitojmë për të qenë të motivuar për Francën”, tha Çelik.

Ndërkohë, Demiral u shpreh se edhe Ronaldo e kishte përgëzuar për fitoret që Turqia ka fituar në këto kualifikuese. “Nëse fitojmë ndeshjen me Shqipërinë, do të bëhemi një grup shumë ambicioz. Këto dy ndeshje janë shumë kritike. Fillimisht, duam të fitojmë ndeshjen me Shqipërinë dhemb pas të bëjmë paraqitje të mira kundër Francës.

Matuidi është shumë i impresionuar nga atmosfera. Kam folur me të dhe e kishim ndeshjen e fundit në Konia. Atmosfera ishte shumë impresionuese dhe shpresoj të reflektohet edhe në ndeshjet e tjera. Kur fituam 2 ndeshje, Ronaldo më përgëzoi dhe më tha se na ndjek. Ai i pëlqen turqit pasi jemi të mirë dhe modestë”, u shpreh mes të tjerash Demiral.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Tension Rusi-Kosovë, UEFA merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar ditën e sotme, se Komisioni i Emergjencave, ka marrë vendimin për të shmangur ndeshjet mes Kosovës dhe Rusisë. Ekipet Kombëtare, por gjithashtu edhe ekipet e kampionateve, nuk do të lejohen të ndeshen mes tyre në çdo kompeticion të organizuar nga UEFA. “Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Edi Reja ka ndryshuar kombëtaren, ja kush është lojtari më produktiv

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka shënuar 11 gola nën drejtimin e Edi Rejas. Me italianin në krye, kuqezinjtë shënojnë të gjithë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues. Sokol Cikalleshi është në kuotën e katër golave të shënuar dhe ndiqet nga shtatë futbollistë që e kanë gjetur rrjetën nën drejtimin e 74-vjeçarit. Nga mbrojtësit kanë shënuar Hysaj dhe Dermaku. Keidi Bare, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Lojtarët e Kombëtares/ Hysaj nuk është më i shtrenjti, ja si ka ndryshuar renditja

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare për momentin. Gardiani i Lacios ka parakaluar mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura te skuadra e Napolit. Sipas faqes së specializuar të vlerave të futbollistëve “Transfermarkt”, gardiani shqiptar vlen 20 milionë euro, ndërkohë që vlera e Hysajt ka rënë. […]

LEXO TE PLOTE