Connect with Us

Man. United gjen trajnern e ri/ Është vetëm 32 vjeç

Premier Liga

Man. United gjen trajnern e ri/ Është vetëm 32 vjeç

Publikuar

-

Man. United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon duke u renditur në vendin e 12, pas 8 javëve në Premier League. Përgjegjësia kryesore për formën e dobët të “Djajve të Kuq” bie mbi trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Norvegjezi rrezikon seriozisht stolin dhe në rast se nuk shkarkohet gjatë sezonit, largimi i tij në fund të sezonit është i sigurt.

Sipas “DailyMail”, drejtuesit e United kanë piketuar që tani kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e klubit dhe ai është Julian Nagelsmann.

32-vjeçari gjerman, pas tre viteve të suksesesshme te Hoffenehim, këtë sezon ka marrë drejtimin e Leipzig dhe deri tani ka ecur mjaft mirë në Bundesligë. Pavarësisht moshës së re, Nagelsmann konsiderohet si një trajner reformues në futbollin modern për nga mënyra si punon.

Gjigantët e Anglisë shohin trajnerin e ri gjerman si njeriun që mund ta fusë klubin në rrugën e sukseseve, gjë që mungon që pas las largimit të trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur pas Ferguson, edhe pse kanë qenë emra të mëdhenj si Louis van Gaal apo Jose Mourinho, nuk arritën të linin gjurmë tek ky ekip. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Historia e pazakontë e sulmuesit që po trondit Anglinë, u bë baba që në moshën 14-vjeçare

Publikuar

-

Wesley Moraes Ferreira da Silva. Kuptohet, kemi të bëjmë me një brazilian. Futbollist dhe ashtu siç imagjinohet, sulmues. Historia e jetës së tij është e pabesueshme. Mund ta kishte lënë futbollin, por ajo çka kaluar në jetë e ka motivuar 22-vjeçarin të luftojë shumë për atë që do dhe sot i gëzohet gjithçkaje ka arritur. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Premier Liga

Akuza të rënda ndaj trajnerit legjendar/ Fiksoi ndeshjen me Juven për një orë Rolex

Publikuar

-

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, akuzohet se ka trukuar një ndeshje në Champions League falë bashkëpunimit me një menaxher futbolli, i cili si shpërblim i dhuroi atij një orë Rolex me vlerë 30 000 paundë. Gjithçka u zbulua gjatë një procesi gjyqësor në “Southward Crown Court”, ku agjenti i italian, Giuseppe Pagliara, po […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Pogba kapet mat me trajnerin e njohur/ Ky do të jetë klubi i ri?

Publikuar

-

Nëse Zidane nuk arriti dot ta transferonte patriotin e tij gjatë verës së fundit, mund ta bëjë këtë gjë në merkaton e janarit apo të verës së ardhshme. Një foto e dy francezëve e publikuar nga “Daily Mirror”, ku ata shihen duke biseduar në Dubai ka shtuar akoma edhe më shumë spekulimet se Reali do […]

LEXO TE PLOTE