La Liga
Messi zbulon frikën e madhe të verës/ Mendova se ai do të shkonte te Reali

Leo Messi e pranon, në verë ka menduar seriozisht se nëse Neymar nuk do të vinte te Barcelona, atëherë do të shkonte te Real Madridi. Deri në ditën e fundit të merkatos më 2 shtator, braziliani është përfolur shumë për largimin nga Parisi dhe transferimin në La Liga, por në fund qëndrojë në Ligue 1, të paktën për këtë sezon.
“Sinqerisht, gjatë merkatos së verës kam menduar se nëse Neymar nuk do të vinte te ne, me siguri që do të shkonte te Reali. Ai me të vërtetë donte të largohej nga PSG dhe e ka pranuar vetë publikisht. Unë mendova se Florentino Perez dhe Real Madridi do të bënin gjithçka për të nënshkruar me të” tha Messi në një intervistë për RAC1, që do të transmetohet e plotë gjatë ditës së sotme. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës
Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj...