Connect with Us

Messi zbulon të vërtetën/ Ja pse doja të largohesha nga Barcelona në vitin 2017

La Liga

Messi zbulon të vërtetën/ Ja pse doja të largohesha nga Barcelona në vitin 2017

Publikuar

-

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në interevistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja.

“Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”.

Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t.

“Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryfjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka dobësuar Realin.

“Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”.

*Marrë te Supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

La Liga

E thotë vetë Messi, ja arsyeja pse Neymar nuk mund të kthehet te Barcelona

Publikuar

-

Në një intervistë të dhënë për “Radio Metro”, Leo Messi e sheh të vështirë mundësinë e rikthimit të Neymar te Barcelona, duke ditur mënyrën si braziliani u largua nga Barcelona. “Së pari është vështirë të largohet nga PSG dhe së dyti për shkak të mënyrës se si u largua nga këtu. Ka njerëz në klub […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Barcelona dhe Reali bien dakord/ Zbulohet data kur do të luhet “El Clasico”

Publikuar

-

Paraditen e sotme, Federata e Futbollit në Spanjë vendosi të shtyjë zyrtarisht “El Clasicon” e programuar për më 26 tetor në Barcelonë, për shkak të situatës së tensionuar në Katalonjë. Organi më i lartë i futbollit në Spanjë, iu dha kohë dy klubeve deri më datën 21 tetor, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e shumëpritur nga të gjithë tifozët

Publikuar

-

Tashmë është zyrtare. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur përfundimisht që të shtyhet “El Clasico” e 26 tetorit e planifikuar të luhej në “Camp Nou”. Ky vendim është marrë pas situatës së rëndë politike dhe jo vetëm që po kalon këto ditë Katalonja. Gjithashtu, Federata iu ka kërkuar dy klubeve të gjejnë gjuhën e përbashkët […]

LEXO TE PLOTE