Connect with Us

Do inagurohet ndaj Francës, por “Arenën Kombëtare” do e provojnë fillimisht dy ekipe shqiptare

Kombëtare

Do inagurohet ndaj Francës, por “Arenën Kombëtare” do e provojnë fillimisht dy ekipe shqiptare

Publikuar

-

Inaugurimi i stadiumit të ri në kryeqytet, “Arena Kombëtare”, nuk do të bëhet me ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, por me një ndeshje prove të kampionatit të femrave. FSHF ka vendosur që ajo të jetë ndeshja testuese ku do të jenë të ftuar zyrtarët e UEFA-s të cilët do të kontrollojnë si funksionojnë të gjitha sistemet në këtë impiant para se t’i japin dritën e gjelbër për zhvillimin e sfidës me kampionët e botës në fuqi.

FSHF ka konfirmuar se në ditët e para të nëntorit, në këtë impiant do të luhet ndeshja e futbollit të femrave mes kampioneve të Vllaznisë dhe Apolonisë. Sfida në fjalë do të jetë testi real për të gjitha, duke fillua nga hyrja e vendosja e tifozëve në stadium, te sistemi i kamerave, siguria, ndriçimi, sistemi audio, etj.

Pa u kryer një test i tillë, UEFA nuk mund të miratojë zhvillimin e ndeshjeve në këtë impiant, ndaj në FSHF kanë nisur përgatitjet për zhvillimin e kësaj sfide ku presin që shkallët e stadiumit të mbushen me tifozë për të parë ndeshjen e parë në “Arenën Kombëtare” në mënyrë që testi të jetë sa më real.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

SUPER VIDEO/ UEFA publikon emocionet që të dhuron tifozeria e zjarrtë kuqezi në “Air Albania”

Publikuar

-

“Air Albania” është shtëpia më e re e futbollit shqiptar, duke jhapur dyert jo vetëm për Kombëtaren kuqezi por edhe për Superioren. Një impiant me kushte tërësisht modern dhe të krahasueshme me stadiumet më të njohur botëror që ia shton edhe më shumë bukurinë ndeshjeve të luajtura në të. Në Angli do e quanin edhe […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E mbani mend Panuçin? Italiani habit me kërkesën e radhës ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

“Nuk ka për t’u bërë kurrë trajner”, kështu do të shprehej Armand Duka për Panuçin. Njeriun që do të shkatërronte gjithë punën e bërë nga De Biazi më parë, duke u bërë edhe armiku i tifozëve me rezultatet negative radhazi që ka marrë te kuqezinjtë. Ndërkohë një konflikt i ri është hapur dhe trajneri italian […]

LEXO TE PLOTE