Connect with Us

Eliminatore Euro 2020/ Holanda bën përmbysjen e madhe në fund, Belgjika pret biletën

Sport

Eliminatore Euro 2020/ Holanda bën përmbysjen e madhe në fund, Belgjika pret biletën

Publikuar

-

Kanë përfunduar ndeshjet eliminatore për ditën e sotme, ku nuk kanë munguar golat she surprizat. Belgjika shkatërron amatorët e San Marinos 9-0 dhe siguron zyrtarisht biletën për në Euro 2020.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u luajt në Rotterdam, aty ku Holanda bëri me zemër tifozët dhe përmbysi rezultatin në minutat shtesë. Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 75′ me Magennis, duke heshtur gjithë stadiumin.

Reagimi i “Tulipanëve” vjen menjëherë dhe barazojnë shifrat me golin e Depay në minutën e 80′. Në minutat shtesë, Holanda shënon edhe dy gola të tjerë, fillimisht me sulmuesin e Sevillas Luuk de Jong 92′ dhe një minutë më pas sërish me Depay.

Pas kësaj fitoreje, situata në Grupin C është vërtetë e ndezur pasi të treja ekipet pretendente janë me pikë të njëjta.

Kroacia mori një fitore të pastër në Split 3-0 ndaj Hungarisë, me golat e Modric dhe Petkovic (2). Rezultati mund të ishte më i thellë nëse Perisic nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.

Robert Lewandowski me tre golëshin e tij i dha fitoren pa probleme Polonisë ndaj Letonisë. Bomberi polak është në super formë dhe nuk rresht së shënuari këtë sezon.

Rusia mundi në Moskë 4-0 Skocinë, ku golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë dhe tani rusëve iu duhet vetëm një pikë për të siguruar zyrtarisht biletën për në Europian.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme janë si më poshtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE