Connect with Us

Mensah: Ja prej kujt ika nga Partizani, në Shqipëri nuk kthehem më

Sport

Mensah: Ja prej kujt ika nga Partizani, në Shqipëri nuk kthehem më

Publikuar

-

Emanuel Mensah ishte një nga kon tribuuesit te Partizani në fitimin e titullit kampion në sezonin e fundit. Për shkak të paraqitjes së mirë, klubi i kuq i ofroi rinovimin sulmuesit ganez pas përfundimit të edicionit, por me ardhjen e trajnerit Franko Lerda, ujërat u trazuan gjersa sollën “divorcin” mes palëve.

Edhe me italianin Mensah e nisi si titullar aventurën në Champions ndaj Karabakut, ku luajti 58 minuta në ndeshjen e parë dhe një javë më pas përfundoi në stol, për të vijuar në tribunë në duelet ndaj Sherif Tiraspolit. Metamorfoza e ganezit ishte e çuditshme, pasi nga titullar doli jashtë planeve, aq sa për dy javë nuk u la të stërvitej me grupin nga trajneri Lerda.

Kjo bëri që Mensah të kërkonte largimin dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” 25-vjeçari tregon edhe rrugën se si e fitoi lirinë. Mensah pohon se trajneri nuk i dha asnjë arsye për trajtimin që i bënte dhe iu desh që të linte pa marrë premion e titullit dhe rrogën e muajit të fundit.

Ky është çmimi i lirisë së Mensah, i cili sqaron edhe zërat që e lidhën me Tiranën. Në fund ai deklaron se mbase nuk kthehet kurrë më që të luajë në Shqipëri. Rroga e ganezit te Partizani mësohet se ka qenë afro 4500 euro në muaj në fillim dhe pas rinovimit ka shkuar te 5 mijë euro.

Ndërsa premioja që Mensah duhet të përfitonte për fitimin e titullit kampion mësohet se ka qenë te 10 mijë eurot. Me një llogari të përafërt, i bie që Emanuel Mensah i ka falur 15 mijë euro Partizanit për të dalë futbollist i lirë.

Mensah, mund ta dimë arsyen pse u larguat nga Partizani, kur pas fitimit të titullit kishit rinovuar me të kuqtë?

U largova nga Partizani për shkak se trajneri nuk më donte. Ai më nxori jashtë planeve të skuadrës, madje as nuk më lejonte që të stërvitesha me shokët e ekipit. Përpos këtij trajtimi, trajneri kurrë nuk ma tregoi arsyen, madje as që e mori mundimin edhe të fliste.

Jeni shprehur se Partizani nuk ju ka paguar ju. Si është e vërteta dhe sa ju detyrohen?

Po, ata refuzuan që të më jepnin mua premion e titullit dhe rrogën e muajit të fundit. Kjo është ajo që më mbajtën.

Jeni ankuar diku në klub për pagat e pashlyera apo e keni dërguar çështjen në FIFA?

Kjo është një çështje e mbyllur për mua.

Për çfarë arsyesh keni hequr dorë nga ato pagesa?

Unë doja të dilja lojtar i lirë dhe të vazhdoja të luaja diku tjetër, pas mënyrës se si më trajtuan. Duke ditur se si u sollën me mua në periudhën e fundit, nuk mund të qëndroja më te Partizani. Besoj se kjo ishte e mjaftueshme për t’u larguar, pasi për dy javë nuk më lejuan që të stërvitesha me skuadrën. Kështu që, nuk doja t’i hyja kësaj çështjeje të pagesave, pasi më duhej dokumentacioni për të dalë lojtar i lirë.

Pra, hoqët dorë nga detyrimet vetëm për të dalë i lirë?

Në atë situatë që isha unë nuk mendoja për paratë, pasi nuk isha i lumtur dhe dëshiroja të ndryshoja ambient.

Tani që jeni larguar, mund të na sqaroni për zërat që ju lidhnin në merkaton e janarit për një kalim të mundshëm te Tirana?

Nuk është tamam ashtu. Kërkesën për largim nuk e kisha që të kaloja nga Partizani te Tirana, por doja të largohesha nga Shqipëria që të luaja diku tjetër.

Jeni kthyer për të luajtur në Sllovaki. Në të ardhmen e mendoni të riktheheni sërish në Shqipëri?

Po, është e vërtetë që jam rikthyer në Sllovaki, një vend që e njoh mirë. Sa i përket rikthimit në Shqipëri, nuk di çfarë të them për momentin. Ndoshta jo, nuk kthehem më.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE