Connect with Us

Reja feston sot ditëlindjen, Duka dhe lojtarët i bëjnë surprizën e papritur

Kombëtare

Reja feston sot ditëlindjen, Duka dhe lojtarët i bëjnë surprizën e papritur

Publikuar

-

Atmosferë tepër pozitive në ekipin Kombëtar në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahçes.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja festoi ditën e sotme 74-vjetorin e lindjes! Në hotelin ku qëndron Kombëtarja në Turqi, u organizua një festë e vogël, ku lojtarët dhe stafi i Kombëtares, uruan teknikun italian në këtë ditë të gëzuar për të.

Nuk mungoi as një fjalim motivues i Rejës, para lojtarëve, teksa u tregon lojtarëve se pavarësisht moshës, ndihet i ri në kokë. Ai iu kërkon futbollistëve që ti bëjnë një dhuratë të vogël në ndeshjen ndaj Turqisë.

“Sekreti për të arritur në moshën time është se unë kam ndenjtur gjithmonë me të rinjtë dhe sepse jam i ri në kokën time. Më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës, jemi rritur ndjeshëm dhe jam ndier shumë i kënaqur.

Por unë kërkoj nga ju që nesër të më bëni një tjetër dhuratë të vogël nëse është e mundur dhe nuk duhet ta bëni për mua, por për veten tuaj. Kemi mundësi për të bërë më mirë akoma dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Realizoi supergol, shikoni çfarë shkruajnë mediat skoceze për Kamberin

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi mori lëvdatat e mediave skoceze për paraqitjen e sotme kundër Sent Xhonstounit në kampionatin skocez. Sulmuesi shqiptari u shpall “Lojtari i ndeshjes” së sotme ku realizoi një gol me gjysmëroveshatë 4 minuta pasi u hodh në fushë dhe asistoi golin e barazimit të skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs.   Për paraqitjen e sotme […]

LEXO TE PLOTE