Connect with Us

Reja jep detaje mbi formacionin: Ndaj Turqisë asnjë debutues nuk do luajë titullar

Kombëtare

Reja jep detaje mbi formacionin: Ndaj Turqisë asnjë debutues nuk do luajë titullar

Publikuar

-

Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Turqi-Shqipëri se pavarësisht mungesave te kuqezinjtë, nuk do të ketë debutim nga minuta e parë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili po shkëlqen në Serinë A me Veronën.

“Nuk do të ketë debutues. Në pankinë do të jenë dy lojtarë që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues”, tha Reja.

Sipas trajnerit italian, “mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen e nesërme, pasi Kombëtarja ka në dispozicion lojtarë të cilët mund të bëjnë mjaft mirë në rolet ku ka mungesa”.

“Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian.

Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.

Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv.

Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur”, theksoi Reja.

Nesër në Stamboll pritet të jenë edhe 2500 tifozë shqiptarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

SUPER VIDEO/ UEFA publikon emocionet që të dhuron tifozeria e zjarrtë kuqezi në “Air Albania”

Publikuar

-

“Air Albania” është shtëpia më e re e futbollit shqiptar, duke jhapur dyert jo vetëm për Kombëtaren kuqezi por edhe për Superioren. Një impiant me kushte tërësisht modern dhe të krahasueshme me stadiumet më të njohur botëror që ia shton edhe më shumë bukurinë ndeshjeve të luajtura në të. Në Angli do e quanin edhe […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E mbani mend Panuçin? Italiani habit me kërkesën e radhës ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

“Nuk ka për t’u bërë kurrë trajner”, kështu do të shprehej Armand Duka për Panuçin. Njeriun që do të shkatërronte gjithë punën e bërë nga De Biazi më parë, duke u bërë edhe armiku i tifozëve me rezultatet negative radhazi që ka marrë te kuqezinjtë. Ndërkohë një konflikt i ri është hapur dhe trajneri italian […]

LEXO TE PLOTE