Connect with Us

Roberto Carlos zbulon prapaskenat me tre nga trajnerët e Realit/ “Na hoqi birrat, i thamë se do kishte telashe”

La Liga

Roberto Carlos zbulon prapaskenat me tre nga trajnerët e Realit/ “Na hoqi birrat, i thamë se do kishte telashe”

Publikuar

-

Roberto Carlos ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Braziliani, të cilit i trembeshin shumë prej gjuajtjes së fuqishme, ka dhënë një intervistë për Vitor Baia në një televizion në Portugali. Ish-portieri i ka zbuluar shumë gjëra brazilianit, i cili nisi të fliste për ish-trajnerët e tij.

VICENTE DEL BOSQUE – Carlos ka fjalë të mira për Del Bosque. Ai e drejtoi Realin ne periudhën 199-2003 dhe tekniku spanjoll u ka shkuar sipas “fijes” lojtarëve të Realit në atë periudhë. “Ai ishte më shumë si një mik. Nuk ke nevojë për rregulla. E dinim në mënyrë perfekte çfarë donte. Stërvitja të hënën ishte në 17:00, ndonjëherë edhe të martën. Ai nuk ka kërkonte të shkonim në 11:00, sepse praktikisht askush nuk shkonte”, tregon ish-mbrojtësi.

JOSE ANTONIO CAMACHO – Vetëm 22 ditë në krye të Realit kur e mori drejtimin në vitin 1998. Camacho donte të tregonte kush komandon, por futbollistët nuk i kishte me vete. “Gjatë epokës së Galaktikëve ishin shtatë nga ne dhe u krijua një situatë e rrezikshme në dhomat e zhveshjes. Gjithmonë e kishim menaxhuar mirë situatën, shkonim mirë, por Camacho nuk e bëri dhe zgjati vetëm 10 ditë.

Erdhi në dhomat e zhveshjes, na tha ‘përshëndetje’ të gjithëve dhe ishte shumë serioz. Një njeri me shumë histori te Reali. Më pas tha: ‘Ju dua të gjithëve në fushë nesër në 7:00 të mëngjesit’. Ne zakonisht stërviteshim në 10:30. Folëm me të dhe u përpoqëm ta bëjmë të ndryshojë orarin. Ne kishim zakonet tona”, deklaron braziliani.

VANDERLEI LUXEMBURGO – Florentino Perez i dha mundësinë të drejtonte Realin edhe Luxemburgo-s. Roberto Carlos tregon: “E njëjta gjë ndodhi edhe me të. Kishim zakon të linim çantat në hotel dhe të shkonim për ndonjë birrë, ose të pinim ndonjë gotë verë gjatë darkës. Ishte vetëm ndeshja e dytë e sezonit. Gjithmonë kishte dy shishe vere në tavolinë dhe unë e Ronaldo i thamë:

‘Profesor, njerëzit këtu kanë zakonet e tyre. Do i shihni ato, por mos u përpiqni t’i ndryshoni. Mos i hiq shishet e verës nga tavolina, ose të ndalosh birrat para darkës. Nëse bën, do e gjesh veten në telashe’. Çfarë bëri ai? Fillimisht hoqi verën, më pas ndaloi birrat. Qëndroi vetëm tre muaj. Bota e futbollit është e vogël dhe drejtorët dëgjuan prej tij vetëm një ‘mirë u pafshim’”.

*Marrë tek abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona/ Humbet titullarin për në Champions, rrezikon El Clasicon

Publikuar

-

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El […]

LEXO TE PLOTE