Connect with Us

Rrëfehet shefi i Bayern-it/ Kam derdhur lot kur shkarkuam Ancelottin

BundesLiga

Rrëfehet shefi i Bayern-it/ Kam derdhur lot kur shkarkuam Ancelottin

Publikuar

-

Carlo Ancelotti firmosi një kontratë 3-vjeçare me Bayern Munchen në vitin 2016, por aventura e tij nuk zgjati shumë. Trajneri italian fitoi një titull dhe dy Superkupa, ndërsa sezoni i dytë nisi me probleme.

Humbja 3-0 përballë PSG në Champions League solli edhe shkarkimin e tij nga posti i trajnerit të ekipit bavarez. Ishte shtatori i vitit 2017 dhe Karl-Heinz Rummenigge i rikthehet edhe njëherë atij momenti.

Shefi Ekzekutiv i “gjigantit” gjerman zbulon se ka qarë gjatë shkarkimit të Ancelottit. Në një prononcim nga Festivali i Sportit që zhvillohet në Trento, Rummenigge thekson se u emocionua shumë nga fjalët e trajnerit të famshëm italian dhe nuk e përmbajti veten.

“Kur e shkarkuam Carlon, m’u mbushën sytë me lot dhe më vinte të qaja. Ai u ngrit nga karrigia e tij dhe më përqafoi. Më tha se nuk do të isha më shefi i tij, por që do të mbetesha një mik i mirë. Ishte një fjalim që nuk e prisja, më bëri të qaj… “, zbulon Karl-Heinz Rummenigge.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: