Connect with Us

Seri të reja në telenovelën “Neymar”/ As Barça dhe as Reali, një tjetër klub i madh ofron 220 milionë euro

Premier Liga

Seri të reja në telenovelën “Neymar”/ As Barça dhe as Reali, një tjetër klub i madh ofron 220 milionë euro

Publikuar

-

Telenovela më e bujshme në verën që lamë pas padyshim ishte ajo e Neymar. Nga fillimi i merkatos më 1 qershor deri në mbylljen e saj më 2 shtator, Neymar është përfolur çdo ditë për largimin nga Parisi dhe rikthimin në La Liga, te Barcelona ose Reali. Në fund, palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe braziliani qëndroi te PSG-ja, të paktën për këtë sezon.

Ndërsa sot, prestigjozja “Don Balon” publikon ‘bombën’ e radhës ku thuhet se Chelsea do t’i ofrojë PSG-së plot 220 milionë euro për të sjellë Neymarin në Londër. “Blutë” do të sakrifikojnë kampionin e botës N’Golo Kante, që e kërkon më ngulm Reali, për të cilin është i gatshëm të paguajë 90-100 milionë euro.

Po ashtu, Chelsea do të bëjë edhe disa spastrime të tjera nga ekipi si braziliani Wllian, spanjolli Pedro, apo edhe blerja e bujshme e vitit të kaluar, Christian Pulisic, për 64 milionë euro. Amerikani nuk e ka justifikuar deri tani shumën që është paguar për të, ndaj nuk është surprizë që të nxirret në shitje.

Edhe pse merkato e verës do muaj që të vijë, telenovela Neymar ka nisur që tani, me seritë e reja ku këtë herë protagonistë nuk do të jenë vetëm Barcelona dhe Reali, por edhe klube të tjera. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Historia e pazakontë e sulmuesit që po trondit Anglinë, u bë baba që në moshën 14-vjeçare

Publikuar

-

Wesley Moraes Ferreira da Silva. Kuptohet, kemi të bëjmë me një brazilian. Futbollist dhe ashtu siç imagjinohet, sulmues. Historia e jetës së tij është e pabesueshme. Mund ta kishte lënë futbollin, por ajo çka kaluar në jetë e ka motivuar 22-vjeçarin të luftojë shumë për atë që do dhe sot i gëzohet gjithçkaje ka arritur. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Premier Liga

Akuza të rënda ndaj trajnerit legjendar/ Fiksoi ndeshjen me Juven për një orë Rolex

Publikuar

-

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, akuzohet se ka trukuar një ndeshje në Champions League falë bashkëpunimit me një menaxher futbolli, i cili si shpërblim i dhuroi atij një orë Rolex me vlerë 30 000 paundë. Gjithçka u zbulua gjatë një procesi gjyqësor në “Southward Crown Court”, ku agjenti i italian, Giuseppe Pagliara, po […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Pogba kapet mat me trajnerin e njohur/ Ky do të jetë klubi i ri?

Publikuar

-

Nëse Zidane nuk arriti dot ta transferonte patriotin e tij gjatë verës së fundit, mund ta bëjë këtë gjë në merkaton e janarit apo të verës së ardhshme. Një foto e dy francezëve e publikuar nga “Daily Mirror”, ku ata shihen duke biseduar në Dubai ka shtuar akoma edhe më shumë spekulimet se Reali do […]

LEXO TE PLOTE