Connect with Us

De Biasi mbetet sërish thatë/ Trajneri i mrekullisë së vitit 2016 i zë vendin në Serie A

Seria A

De Biasi mbetet sërish thatë/ Trajneri i mrekullisë së vitit 2016 i zë vendin në Serie A

Publikuar

-

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Sampdorias, pas shkarkimit fundjavën që kaloi të Eusebio Di Francesco. De Biasi ishte në garë me 67-vjeçarin Claudio Ranieri.

Në fund, presidenti i klubit xhenovez, Massimo Ferrero, zgjodhi Ranierin, trajnerin që bëri mrekulli me Leicesterin në sezonin 2015-2016 duke fituar titullin në Premier League. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të bëhet zyrtarizimi.

Përsa i përket De Biasit, 63-vjeçari vazhdon të jetë i papunë pas eksperiencës së shkurtër të dështuar që pati në vitin 2017 me Malagën në La Liga. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Shumë zhurmë për asgjë, Interi dhe Roma ndahen në paqe/ Juve fërkon duart

Publikuar

-

Roma ka ndalur marshimin e Interit kryesues të Serisë A, duke bllokuar skuadrën e Antonio Contes në një barazim pa gola në “San Siro”. Një ndeshje ku skuadrat kishin mungesa të shumta, të cilave iu shtuan dëmtimet e Santon dhe Candreva, e ku nuk munguan rastet për gol, por askush nuk arriti të tundte rrjetën. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma: 45 minutat e para/ Çdo gjë “ok”, por mungon goli

Publikuar

-

Pjesa e parë e supersfidës së javës së 15-të të Serisë A mes Interit dhe Romës, që po luhet në “San Siro” është mbyllur në barazim pa gola. Një ndeshje me emocione dhe rivalitet, me një super atmosferë në stadium, por me pak raste të pastra. Të dyja ekipet po tregohen të kujdesshme dhe duan […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Publikuar

-

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë. Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma/ Formacionet zyrtare

Publikuar

-

Inter-Roma do të jetë ndeshja e parë e javës së 15-të në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa verdhekuqtë duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit. Conte ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pas mungesave të Sensit, Barella, Gagliardinit. Formacionet zyrtare: Roma: Mirante; Santon, Mancini, […]

LEXO TE PLOTE