Connect with Us

Rrëfimi i veçantë i mbrojtësit të njohur/ Kur isha 13-vjeç rrezikova infarktin për shkak të alkoolit

Premier Liga

Rrëfimi i veçantë i mbrojtësit të njohur/ Kur isha 13-vjeç rrezikova infarktin për shkak të alkoolit

Publikuar

-

Timm Klose është prej 3 vitesh pjesë e Norwich. Mbrojtësi zviceran, i cili numëron 17 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, ka rrëfyer diçka nga e kaluara për sajtin zyrtar të klubit anglez.

Shoqëria e keqe i mësoi shumë shpejt veset dhe ai kalonte shumë kohë mes duhanit dhe alkoolit. Në një moment vuajti shumë dhe u tremb. Jeta e tij po vihej në rrezik dhe për fat njohu një vajzë, e cila u kthye në shoqen e jetës.

Pavarësisht abuzimeve të mëdha, mbrojtësi 1.95 m i gjatë u rifut në shinat e duhura dhe sot ndihet krenar që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij të madhe.

“Në moshën 13-vjeçare e kisha të paqartë se çfarë do të bëja me jetën time. Vija nga një familja e shëndetshme, por u përballa me disa probleme. Shumë miq më të mëdhenj se unë pinin alkool dhe duhan. Pavarësisht se ishte një ide e keqe, vendosa të ndjek shembullin e tyre.

Ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist. Isha pjesë e moshave të Baselit, por kaloja kohën më të madhe mes alkoolit dhe cigareve. Jetoja në një realitet paralel dhe, realisht, nuk e kuptoja se çfarë po më ndodhte.

Një natë, pothuajse përjetova një infarkt. Isha i shtrirë në stolin e një parku afër një liqeni. Nuk e mbaj mend se ku ndodhesha saktësisht. U zgjova të nesërmen i vetëm dhe përjetova një tronditje të madhe. Më vonë, në moshën 16-vjeçare, u njoha me gruan time dhe u transferuam në Nurnberg. Aty gjeta mbështetje te një psikolog. Më ndodh edhe sot që ta takoj atë”, përfundon Timm Klose. /abcnews.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Flet legjenda/ ”Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë se Messi”

Publikuar

-

Ish-legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy ka thënë se mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk e meriton më shumë Topin e Artë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Futbollisti holandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa argjentinasi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA. Përveç këtyre të dyve, kandidat […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Pati mosmarrëveshje me Xhakën, Arsenali merr vendimin përfundimtar për trajnerin

Publikuar

-

Unai Emery do të vazhdojë punën te Arsenali. Pavarsisht rezultateve të dobëta në javët e fundit që e pozicionojnë Arsenalin plot 8 pikë larg zonës Champions kanë bërë që në mediat të qarkullojnë shumë zëra lidhur me një largim të mundshëm të spanjollit dhe emërimin në krye të skuadrës të një tjetër trajneri. Megjithatë kanë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola lodhet me Sane, e sakrifikon për një 22-vjeçar

Publikuar

-

Leroy Sane do të sakrifikohet nga Manchester City. Sulmuesi anësor është ende i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet. Klubi që e do më së shumti është Bayern Munich dhe “Qytetarët” pretendojnë të përfitojnë rreth 100 milionë. Sigurisht, në kushtet aktuale është e vështirë diçka e tillë. Klubi anglez ndërkohë ka një plan dhe paratë nga […]

LEXO TE PLOTE