Connect with Us

Bayerni i prish punë Realit dhe Juves, hyn në garë për futbollistin më të kërkuar në merkato

BundesLiga

Bayerni i prish punë Realit dhe Juves, hyn në garë për futbollistin më të kërkuar në merkato

Publikuar

-

Kontrata aktuale e Christian Eriksen me Tottenhamin mbaron në qershor të vitit 2020, danezi nuk ka pranuar rinovimin duke shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Gjelat” pas 6 sezonesh ku u transferua nga Ajaxi.

Për të mos dalë i humbur, klubi londinez ka vendosur ta nxjerrë 27-vjeçarin në shitje në merkaton e janarit, duke zgjuar kështu interesimin e shumë klubeve të mëdha.

Reali Madrid është favoriti kryesor për të transferuar dandezin, duke qenë se edhe vetë ai e ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur në La Liga, por madrilenët nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Në garë për yllin danez do të jenë dhe dy klube të tjera të mëdha si Juventus dhe Bayern Munich. Trajneri Kovac e do me çdo kusht mesfushorin e londinezëve në ekipin e tij. “Sport1” raporton se drejtuesit bavarezë kanë nisur kontaktet me drejtuesit londinezë që pas përballjes në Champions, ku Tottenhami u turpërua 2-7 nga Bayerni.

Eriksen tashmë është në shitje dhe merkato e janarit ka për të qenë shumë e “nxehtë” për këtë lojtar. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E pranon vetë legjenda Miroslav Klose/ Ai është dhjetë herë më i mirë se unë

Publikuar

-

Sulmuesi i Bayern Munich dhe Polonisë, Robert Leëandoëski, e ka nisur me shifra të frikshme sezonin e ri. 31-vjeçari ka shënuar 18 gola në këto javë të para me klubin dhe kombëtaren. Një ecuri për të cilën polaku ka marrë edhe komplimentet e njërit që e njeh shumë mirë “zanatin” e shënimit të golave. Ai […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ylli i Bayernit tregohet besnik/ E mbyll karrierën këtu

Publikuar

-

Bayern Munchen mbetet gjithmonë një nga kundërshtarët më të rrezikshëm. Rrëzimi i tyre nga froni në Bundesligë është një mision pothuajse i pamundur, por klubi bavarez ka pretendime edhe në Evropë. Champions League mungon në Mynih prej vitit 2013 dhe fitorja e thellë 2-7 në Angli përballë Tottenhamit tregoi se gjermanët e kanë marrë seriozisht […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Klubi gjerman merr vendimin e çuditshëm/ Ndalon për futbollistët fluturimet në Paris dhe New York

Publikuar

-

Leipzig ndalon fluturimet. Veçanërisht nëse udhëtimi për qejf bëhet për një aktivitet të lodhshëm si “shopping”. Klubi gjerman ka vendosur të ndalojë udhëtimet e lojtarëve të tyre drejt Nju Jorkut ose Parisit. Një zgjedhje e diktuar nga domosdoshmëria për të mbajtur lart përqendrimin dhe formën fizike. Ky vendim i veçantë është shpjeguar nga drejtuesi Markus […]

LEXO TE PLOTE