Sport
E bujshme/ Stadiumi i ekipit të njohur do të mbajë emrin e Cristiano Ronaldos

Sporting Lisbona, klub nga i cili doli CR7, e vlerëson aq shumë talentin e dalë nga akademia e tyre dhe që ka bërë histori në botën e futbollit, saqë janë të gatshëm që stadiumit të tyre t’i vënë emrin e tij, Cristiano Ronaldo.
“Të jesh i njohur si klubi që nxori Cristiano Ronaldon na bën të ndjehemi krenarë. Për ne ai përfaqëson një nga simbolet absolute në historinë e klubit. T’i vësh emrin e tij stadiumit është një hipotezë që ne nuk e përjashtojmë”, tha Frederico Varandas, ish-drejtori i stafit mjekësor të Sporting Lisbon.
Tifozët e Sporting dhe jo vetëm, janë të entuziasmuar nga ideja e fundit dhe janë shumë dakord që stadiumi i klubit të tyre të mbajë emrin e atij që idhulli i portugezëve dhe jo vetëm. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania