Connect with Us

Eliminatore Euro 2020/ Zvicra e ‘shqiptarëve’ me një këmbë jashtë Europianit

Sport

Eliminatore Euro 2020/ Zvicra e ‘shqiptarëve’ me një këmbë jashtë Europianit

Publikuar

-

Janë luajtur deri më tani 4 ndeshje eliminatore për Euro 2020 për ditën e sotme. Vëmendja më e madhe ishte në Copenhagen, aty ku Danimarka dhe Zvicra luanin fatin e këtyre eliminatoreve.

Nordikët fituan 1-0 ndaj Helvetëve me golin e shënuar pesë minuta para fundit me sulmuesin e Leipzig, Yussuf Poulsen. Pas kësaj humbjeje Zvicra rrezikon shumë kualifikimin për në Europian, pasi renditet e treta në grup me 8 pikë, ndërkohë që në dy vendet e para janë Rep. Irlandës dhe Danimarka me 12 pikë, zviceranët kanë një ndeshje më pak.

Në ndeshjen e sotme u aktivizuan vetëm dy futbollistë me origjinë shqiptare për Zvicrën, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjeorgjia dhe Rep. Irlandës u ndanë në barazim të bardhë.

Në grupin J, Bosnja fitoi në fushën e saj 4-1 ndaj Finlandës duke rritur shanset për vendin e dytë, që aktualisht mbahet nga Finalnda me 12 pikë, boshnjakët vijnë të tretët me dy pikë më pak. Vendi i parë mbahet nga Italia me 18 pikë.

Në grupin F, Romania fitoi 0-3 ndaj Ishujve Faroe duke marrë vendin e dytë në grup me 13 pikë, 2 më shumë se Suedia e vendit të tretë dhe pesë më pak se Spanja e vendit të parë.

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE