La Liga
Juve “çmend” Realin/ Planifikon t’i “vjedhë” objektivin e madh të merkatos

Christian Eriksen është në muajt e fundit të kontratës me Tottenham, e cila skadon në qershor të vitit 2020. Danezi nuk ka pranuar të rinovojë dhe largimi i tij nga Spursat është i sigurt.
Danezi e ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur te Reali, por madrilenët nuk e transferuan verën që shkoi me idenë për ta marrë falas verën e ardhshme. Shifra që Tottenhami kërkonte për 27-vjeçarin ishte jo më pak se 100 milionë euro, gjë që stepi “Los Blancos” dhe klubet e tjera të mëdha.
Por, danezi mund të largohet nga Tottenhami që në merkaton e janarit, londinezët nuk duan të dalin pa gjë, pasi në verë mund ta humbasin me parametra zero, ndaj janë të interesuar për shitjen e tij gjatë merkatos së dimrit.
Sipas “Calciomercato.com”, Juventusi po mendon të nxjerrë blof Realin dhe të transferojë danezin në Torino në janar 2020. Drejtori sportiv i bardhezinjve ka nisur kontaktet që tani me drejtuesit e Spursave, duke treguar kështu që janë futur në garë seriozisht për mesfushorin danez. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës
Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj...