Connect with Us

Kaos në ndeshjen Brescia-Vojvodina, tifozët serbë futen në fushë se u shfaq flamuri shqiptar

Kombëtare

Kaos në ndeshjen Brescia-Vojvodina, tifozët serbë futen në fushë se u shfaq flamuri shqiptar

Publikuar

-

Miqësorja e klubit italian Brescia kundër serbëve të Vojvodinës, është shndërruar në një çështje mes shqiptarëve dhe serbëve, duke sjellë pezullimin e ndeshjes.

Gjithçka kishte nisur mirë në testin miqësor që skuadra e drejtuar në fushë nga Mario Balotelli po zhvillonte kundër serbëve, ku të dy skuadrat kishin dalë në fushë me një fanellë ku shkruhej “Forca Sinisa”, për t’i dhënë mbështetje trajnerit serb të Bologna-s, Mihajlovic, i cili po lufton me leuçeminë.

Por, siç raporton “Gazzetta Dello Sport”, pas një tensioni fillestar në pjesën e parë, ku gjyqtari përjashtoi trajnerin e miqve dhe ky i fundit kërcënoi me tërheqjen e skuadrës, shfaqja e një flamuri shqiptar në cepin tjetër të fushës dhe koret e vazhdueshme pro Kosovës, kanë bërë që miqtë nga Serbia të mos përmbahen.

Duke e konsideruar një provokim, tifozët e Vojvodinës kanë hyrë në fushë dhe i janë drejtuar pjesës së tifozëve vendas, por fatmirësisht përleshja është shmangur. Megjithatë, ndeshja është ndërprerë pasi lojtarët e Brescia-s nuk kanë dashur më të zbresin në fushën e lojës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ka krijuar një super ekip, Edi Reja lëshon edhe deklaratën e madhe pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Edi Reja u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes kundër Moldavisë, aty ku fituan 4-0. Ai u shpreh se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi. Për “Supersport” shtoi se edhe debutuesit bënë paraqitje të mirë. “Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kjo Shqipëri bind! Kuqezinjtë argëtohen me Moldavinë dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

Nga

Shqipëria fiton kundër Moldavisë me rezultatin 4-0 dhe nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve.  Dominim absolut, që shoqërohet edhe me një rekord: Shqipëria nuk i kishte shënuar kurrë në një ndeshje kualifikuese tre gola në pjesën e parë. Ka ndodhur vetëm një herë, në atë fitoren 4-1 kundër Lituanisë në vitin 2013, por ajo ishte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE