Sport
Ky është zgjedhur si formacioni më i mirë i 10 viteve të fundit (foto)/ A jeni dakord?

Një nga portalet më të mëdha të sportit në botë “90min.com” ka guxuar dhe ka zgjedhur formacionin më të mirë të 10 viteve të fundit.
Siç mund ta shihni edhe në foto këtë formacion e dominojnë lojtarët e Barcelonës dhe të Realit, ku bëjnë pjesë edhe ish-lojtarë të tyre në dekadën e fundit si Cristiano Ronaldo te Reali, por që tani luan për Juven, Dani Alves, që dikur ishte pjesë e Barcelonës, më pas te PSG-ja dhe këtë sezon te Sao Paolo dhe Andres Iniesta, që tani luan në Japoni.
Në portë është zgjedhur Manuel Neuer, qendra e mbrojtjes i është besuar Ramos dhe Chiellinit, anësorë janë përzgjedhur dy brazilianët, Marcelo në krahun e majtë dhe Dani Alves në krahun e djathtë.
Treshja e mesfushës përbëhet nga Modric, Iniesta dhe Busquets. Treshja e sulmit nga Ronaldo, Messi dhe Suarez.
Debatet në rrjetet sociale kanë qenë të mëdha për këtë formacion, shumë tifozë nuk janë aspak dakord që ky është formacioni më mirë, të tjerë po. Po ju, si mendoni? /CNA.al