Connect with Us

Legjenda e Juves hap restorant në Milano/ Nuk jam ngopur me ushqim gjatë gjithë jetës, ndërsa tani…

Seria A

Legjenda e Juves hap restorant në Milano/ Nuk jam ngopur me ushqim gjatë gjithë jetës, ndërsa tani…

Publikuar

-

“Unë kam qenë gjithmonë numri 10 në fushë. Me këtë numër jam identifikuar në ekipin kombëtar dhe te Juventusi, skuadrën time për 16 vite. Është një numër, me të cilin jam i lidhur, është pjesë e jetës sime. Ishte e thjeshtë ta zgjidhja atë (n10restaurant) si emër për restorantin tim”. Kështu shprehet Alessandro Del Piero, i cili hapi restorantin e tij të dytë në Milano, pas përvojës së parë pozitive në Los Angeles: “Në prapaskenë, si në një ekip futbolli, puna e skuadrës vlen më shumë se individi. Duhet kohë, përkushtim dhe vëmendje në detaje për të hapur një aktivitet të tillë biznesi. Gjithçkaje që bëj i kushtoj vëmendje, përndryshe nuk e filloj. Çdo javë do të jem në Itali. Pse zgjodha hotelierinë? Për shumicën e jetës sime nuk kam qenë në gjendje ta shijoj pa kufizime ushqimin.

View this post on Instagram

#n10 #n10restaurant #christmas #Natale #adp10

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero) on

Vëmendja ndaj trupit tim ka marrë gjithmonë përparësi. Por, unë jam italian dhe e di sesi hahet mirë, aq më tepër në një vend me cilësi. Si lindi ideja për hapjen e një restoranti? Sa herë që dilja për darkë, kurrë nuk mbetesha i kënaqur, kështu që thashë me vete: Unë do ta bëj atë! Në realitet është një dëshirë që e kam pasur gjithmonë. Çarë gatuaj për miqtë e mi? Spageti, kryesisht. Preferenca ime? Vazhdoj të jem klasik në ushqimin që zgjedh: pica dhe patate të skuqura. Çfarë mësova nga Juventusi? Unë kam qenë atje për 16 vite të jetës sime. Sigurisht, atje më është injektuar vendosmëria”.

*Marrë nga Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: