Connect with Us

Ta dinë mirë Gjermania, Franca dhe Spanja/ Mancini tregon objektivin e madh të Italisë

Sport

Ta dinë mirë Gjermania, Franca dhe Spanja/ Mancini tregon objektivin e madh të Italisë

Publikuar

-

Roberto Mancini ka arritur të ndryshojë në një kohë të shkurtër fytyrën e Italisë. Një ndryshim për mirë, çka bën që të kaltrit të luajnë nesër në mbrëmje kualifikimin në Evropian, që është tre pikë larg

Në “Olimpico” të Romës vjen Greqia dhe djemtë e Mancinit do të tentojnë fitoren e tetë rresht në eliminatoret e Euro 2020. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i kombëtares italiane ndalet te dueli kundër grekëve dhe konfirmon objektivin e madh të ekipit të tij.

RRUGËTIMI – “Kur mora drejtimin e kombëtares, nuk e dija se çfarë do të ndodhte pas 15 muajsh. Gjithsesi, kthesa duhet të ndodhte shpejt dhe me një stil të ri fitues. Grupi gjeti harmoninë menjëherë dhe nuk vuajtëm as kur humbëm me Portugalinë dhe Francën. Gjithmonë kemi ardhur në rritje si ekip.”

GREQIA – “Nuk do ta kemi të lehtë kundër tyre. Kanë ndryshuar trajner, lojtarë dhe modulin e lojës. Të shohim se me çfarë skeme do të luajnë, por kjo nuk ndryshon gjë për ne. Objektivi ynë është i qartë, duam të fitojmë.”

OBJEKTIVI – “Evropiani po afrohet dhe është kompeticioni më i afërt. Objektivi ynë kryesor është fitimi i trofeut. Kemi vetëm një Evropian të fituar 50 vite më parë dhe duam të triumfojmë sërish.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Lëreni të qetë kombëtaren! Asnjë politikan në stadium dhe Shqipëria po fiton ndaj Moldavisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Ishte Cikalleshi fillimisht ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllen 45 minutat e para/ Sa shumë gola në ndeshjet e sotme eliminatore

Publikuar

-

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e sotme eliminatore. Shqipëria po fiton pastër në Moldavi 0-3, Kosova po fiton pa probleme 2-0 në Prishtinë ndaj Malit të Zi. Po në grupin e Kosovës, Anglia po fiton 0-4 në Sofje ndaj Bullgarisë. Ndërsa në dy ndeshjet e tjera të grupit tonë, barazim pa gola në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kosova fiton 2-0/ Tifozëve malazezë ju ikën mendja, dështon plani për të prishur ndeshjen

Publikuar

-

Kosova është duke fituar 2-0 në “Fadil Vokrri” ndaj Malit të zi, gjë kjo që ka tërbuar tifozët malazezë të pranishëm në stadium. Pas golit të parë të Rrahmanit në minutën e 10′, një grup i vogël i tifozëve malazezë siç edhe shihet nga videoja e siguruar nga Gazeta Express, mundohen të krijojnë rrëmujë me […]

LEXO TE PLOTE