Connect with Us

Buzëqesh kombëtarja, fitoren e parë ndaj Moldavisë e merr që nga… avioni

Kombëtare

Buzëqesh kombëtarja, fitoren e parë ndaj Moldavisë e merr që nga… avioni

Publikuar

-

Shpeshherë jemi mësuar me planifikime të gabuara të udhëtimeve të përfaqësueses shqiptare, materiale që mungojnë apo vonesa avionësh të futbollistëve. Këtë herë mund të thuhet realisht se Shqipëria ndaj Moldavisë ka fituar në këtë aspekt, pasi udhëtimi drejt Kishinjevit është kryer në perfeksion dhe ka siguruar një fitore të vogël në krahasim me skuadrën vendase.

Këtë herë, ekipi përfaqësues shqiptar ka mbërritur në Moldavi një ditë para ekipit vendas, sado e çuditshme mund të duket kjo, pasi të dy skuadrat kanë luajtur të premten në darkë. Shqipëria realizoi udhëtimin e saj nga Stambolli të shtunën në darkë, duke bërë e çlodhur dy seanca stërvitore gjatë ditës së sotme.

Kurse për çudinë e të gjithëve, Moldavia arriti vetëm sot paradite nga Andorra, pasi nuk kishte gjetur fluturimet e duhura për të udhëtuar në ditën pas sfidës që kishte zhvilluar atje.

Kështu, trajneri Altman pranoi se nuk kishte pasur kohën e duhur për të punuar me ekipin për ndeshjen me kuqezinjtë dhe do të mundohej që t’ia shpjegonte taktikat e lojës me vetëm një seancë stërvitore. Një fitore jo e vogël kjo në teori për përfaqësuesen kuqezi e cila më pas sigurisht duhet ta shprehë në praktikë në fushën e lojës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: