Connect with Us

Deklarata e fortë e yllit të njohur/ “Më shumë kam fjetur me Ronaldon se me gruan time”

La Liga

Deklarata e fortë e yllit të njohur/ “Më shumë kam fjetur me Ronaldon se me gruan time”

Publikuar

-

Roberto Carlos ishte një “raketë” në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtje, sulm dhe mbi të gjitha një gjuajtje të frikshme. Aventura me Interin zgjati vetëm një sezon, për t’u transferuar më pas te Real Madrid, aty ku fitoi 13 trofe. Braziliani qëndroi 11 sezone në kryeqytetin spanjoll dhe fitoi çdo trofe të mundshëm.

Në një prononcim për Vitor Baia, 46-vjeçari, i cili ishte një ndër më të mirët në botë për goditje dënimi, ndalet te grupi i “Galaktikëve”. Perez kishte ndërtuar një Real Madrid të frikshëm dhe plot yje. Carlos rrëfen çmenduritë e emrave si Ronaldo dhe Beckham, teksa e mbyll me një batutë në lidhje me Fenomenin.

“Kur kthej kokën mendoj se si është e mundur që ia kemi dalë mes gjithë asaj marrëzie që ekzistonte. Pas çdo ndeshje kishte avionë majtas, djathtas dhe në qendër. Ne takoheshim në terminalin privat të Barajas dhe veç Zoti e di se nga shkonte Beckham. Figo dhe Zidane, gjithashtu. Pastaj ishim edhe unë me Ronaldon. Lutesha që të na binte ndeshja e fundjavës ditën e shtunë, në mënyrë që të ndiqja garat e Formula 1 të dielën”.

“Ronaldo? U takova për herë të parë me Ronaldon në vitin 1993 dhe që nga ai moment kemi qëndruar së bashku në dhomë. Kam fjetur më shumë herë me Ronaldon sesa me gruan time”, përfundon Roberto Carlos. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: