Connect with Us

Euro 2020/ Mësohet kombëtarja e katërt që kualifikohet zyrtarisht për në Europian

Sport

Euro 2020/ Mësohet kombëtarja e katërt që kualifikohet zyrtarisht për në Europian

Publikuar

-

Pas Belgjikës, Italisë, Rusisë, është Polonia që siguron zyrtarisht biletën për në Euro 2020.

Polakët fituan sot 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, me dy gola të shënuar brenda 6 minutave. Në minutën e 74′, Frankowski zhbllokoi takimin, ndërsa në minutën e 80 sulmuesi i Napolit, Milik, dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë.

Edhe pse e bëri “pushim” përsa i përket golave, Robert Lewandowski dha asistet për të dy golat e Polonisë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria fitoi 0-1 në Sloveni me golin e shënuar Posch 21′.

Kur mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur, Polonia kryeson grupin G me 19 pikë, në vend të dytë është Austria me 11 pikë por i mjafton vetëm një barazim për t’u kualifikuar, ndërsa ndjekin me nga 11 pikë Irlanda e Veriut dhe Sllovenia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: