Connect with Us

Nata e Gundogan/ Gjermania fiton me 10 lojtarë dhe prek Europianin

Sport

Nata e Gundogan/ Gjermania fiton me 10 lojtarë dhe prek Europianin

Publikuar

-

Gjermania fiton 0-3 në Tallinn ndaj Estonisë, në një ndeshje që përtej rezultatit nuk nisi aspak mirë për djemtë e Joachim Low.

Në minutën e 13′, Emre Can humbet topin dhe kryen ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit. Arbitri akordon karton të kuq, Gjermania mbetet me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë erdhi shpërthimi i gjermanëve, që fillimisht realizuan dy gola për 6 minuta me Ilkay Gundogan.

Në minutën e 51′, ylli i Cityt zhbllokoi takimin me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës. Në minutën e 57′ sërish Gundogan dërgoi topin në rrjetë pasi një aksioni model dhe super asistit nga Reus.

https://www.youtube.com/watch?v=5VhU_KvN9u0
https://www.youtube.com/watch?v=QBv-sHpBSPQ

Për ta finalizuar si mbrëmjen e tij, në minutën e 70′, Gundogan jep një asist të jashtëzakonshëm duke treguar klasin e një lojtari të madh për Timo Werner, i cili shmangu mbrojtësin dhe portierin kundërshtar duke dërguar topin në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=d8agGXcA47g

Pas kësaj fitoreje, Gjermania barazon Holandën me 15 pikë. Vendi i parë mbahet nga holandezët për shkak të golavarazhit më të mirë, Gjermanisë i mjafton të fitojë ndeshjen e radhës në nëntor në fushën e saj ndaj Bjellorusisë dhe kualifikohet direkt për në Europian.

Ndërsa në Cardiff, Uellsi dhe Kroacia u ndanë në një barazim 1-1. Kroatët shënuan të parët me Valsic 9′, vendasit barazuan me Bale në fund të pjesës së parë. Renditja në grupin E është si më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE