Connect with Us

A do rinovojë Edi Reja? Duka: Tani duhet të ulemi në tavolinë dhe…

Kombëtare

A do rinovojë Edi Reja? Duka: Tani duhet të ulemi në tavolinë dhe…

Publikuar

-

Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli pas fitores 0-4 me Moldavinë, në mikrofonin e “Supersport”. Teksa komplimentoi të rinjtë që debutuan me Kombëtaren, Duka foli edhe për rinovimin e Rejës, teksa u shpreh se tani pret të ulet me të, dhe të vendosë për strategjinë e të ardhmes, duke lënë të kuptohet se do rinovohet me të.

E kishit shijuar këtë fitore me 4 gola ndonjëherë?

Tani që ka mbaruar, duket e lehtë me 4 gola. Por, deri sa të fillonte ndeshja, ishim në tension. Sot nuk ka ndeshje të lehta. Rezultat historik. Në të dyja ndeshjet, ekipi ishte i përgatitur që të luante gjithçka. Fati na dënoi, në Turqi meritonim diçka më shumë. Djemtë kanë punuar mirë, kanë rikthyer besimin te vetja. Meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje, jo 3.

Debutuesit e rinj…

Ndesje të tilla, janë më të vështira të përgatiten, se sa në ndeshje me stadiume plot, si me Francën. Kur konsiderohet një kundërshtar i lehtë, në këto raste duhet të tregosh se ke skuadër dhe bind për të ardhmen. Nuk dyshoja për një paraqitje të mirë sot. Kemi një skuadër që na jep shpresë për të ardhmen dhe do rritet shumë. Më erdhi keq për dy zëvendësimet, Kumbullën dhe Selahin, që u bënë shumë vonë. Publiku ndoshta do donte t’i shihte edhe më shumë. Trashi debutoi me gol, një dhuratë e bukur për kampionatin shqiptar, edhe për Kombëtaren. Edhe Manaj apo Bare, nuk kanë qenë titullar. Trashi, Kumbulla. TË kesh prurje të reja dhe të ruash rezultatin, s’është e lehtë.

Rinovimi i Rejës…

Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: