Connect with Us

Frikë nga turqit/ Franca merr masa të rrepta për ndeshjen e sotme

Sport

Frikë nga turqit/ Franca merr masa të rrepta për ndeshjen e sotme

Publikuar

-

Përveç Moldavi-Shqipëri, në grupin H luhen sot edhe dy sfidat e tjera eliminatore, Francë-Turqi dhe Islandë-Andorrë. Vëmendja më e madhe do të jetë në Paris, jo për shkak të tensionit në fushën e lojës, por për klimën e krijuar nga sulmet e ushtrisë turke kundrejt kurdëve në Siri.

Në “Stade de France” pritet të jenë sot në mbrëmje plot 4 mijë tifozë turq, gjë që ka vënë në alarm policinë franceze.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sot do të ketë 200 policë që do të shtohen në Paris dhe 1400 agjentë sigurie që do të mbajnë situatën nën kontroll para, gjatë dhe pas ndeshjes. Tifozët turq njihen për rrëmujat që shkaktojnë gjatë neshjeve të futbollit dhe aq më tepër ndaj një vendi si Franca, ku marrëdhënia mes dy shteteve nuk është aspak e mirë.

Përsa i përket takimit, djemtë e Deschamps duan të hakmerren pas humbjes në Stamboll dhe në rast fitoreje sot kualifikohen zyrtarisht për në Europian. Ndërsa turqit do të ishin të kënaqur edhe me një barazim. Ndeshja fillon në orën 20:45. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi duhet të shqetësohet, një tjetër ekip i madh futet në garë për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Gjysma e Serie A është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. Ylli i kombëtares sonë ka arritur të shndërrohet në një “fenomen” vetëm në sezonin e parë të tij në elitën e futbollit europian dhe kërkesat drejt mbrojtësit dhe Veronës janë në seri. Së fundmi Reali i Madridit e ka në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Për t’u marrë shembull, ekipi i Vllaznisë shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë

Publikuar

-

Nga

Në disa vite të turbullta ku futbolli nuk është ngritur në nivelet që pritet, sporti shkodran është përfaqësuar me mjaft dinjitet nga shumësportëshi, që ka siguruar trofe në nivel kombëtar e paraqitje të mira ndërkombëtare. Pikërisht shumësportëshi shkodran ka qenë ai që është aktivizuar në këto ditë të vështira për të dhënë shembullin e mirë […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldinhon e nxori nga burgu Lionel Messi?

Publikuar

-

Nga

Ronaldinho është larguar nga burgu në Paraguai, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Ylli brazilian qëndroi 32 ditë në burg së bashku me vëllanë e tij, pasi ishin hyrë në Paraguai me pasaportë false. Ronaldinho u lirua me kusht, duke lënë në dorëzani 1.6 milionë dollarë, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Tani në media […]

LEXO TE PLOTE