Connect with Us

Ja pse Klopp është i jashtëzakonshëm/ Zbulohet arsyeja pse refuzoi ofertat e Man. United dhe Realit

La Liga

Ja pse Klopp është i jashtëzakonshëm/ Zbulohet arsyeja pse refuzoi ofertat e Man. United dhe Realit

Publikuar

-

Robbie Fowler ka zbuluar një sekret të Jurgen Klopp. Ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool-it gjatë viteve 1993-2001 dhe 2006-2007, sot trajner i australianëve të Brisbane Roar, ka dhënë një prononcim për Mirror.

44-vjeçari risjell një bisedë të bërë disa vite më parë me trajnerin e “The Reds”. Në drejtim të Klopp kishin ardhur dy oferta tunduese, por ai i refuzoi. Ajo që të befason më shumë është shpjegimi i gjermanit, i cili tregon edhe njëherë se pasioni është baza e punës së tij.

“Kam bërë një intervistë me të para disa vitesh dhe më zbuloi se kishte refuzuar ofertën e dy klubeve shumë të pasura. Njëri ishte Manchester United, tjetri, me shumë mundësi, Real Madrid. Jurgen më shpjegoi se nuk e pranonte dot faktin që këto klube interesoheshin vetëm për pjesën komerciale”, thekson Robbie Fowler.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ylli i Serie A lë me “gisht në gojë” Realin, zgjedh Barcelonën

Publikuar

-

Në verën e vitit 2018, Napoli bëri një transferim surprizë nga Spanja për 30 milionë euro, Fabian Ruiz, në rolin e mesfushorit. Spanjolli është rritur shumë nën drejtimin e Ancelottit dhe tashmë ka siguruar edhe ftesën e Kombëtares së Spanjës, e cila është e mbushur plot me yje. Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me Napolin skadon […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Merkato e janarit po afron, Juve-Barça bëjnë gati shkëmbimin e madh

Publikuar

-

Juventus dhe Barcelona po mendojnë të realizojnë një shkëmbim të bujshëm në merkaton e janarit. Ivan Rakitic është i pakënaqur me situatën e tij te Barcelona, pasi është kthyer në një lojtar stoli nga Valverde, ndaj largimi i tij në merkaton e janarit është i sigurt. E njëjta situatë edhe me Emre Can te Juventus, […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Franca i mbyll derën, shpërthen ylli i Realit/ Më lini të luaj në një kombëtare tjetër

Publikuar

-

Karim Benzema nuk mund të luajë më me Francën deri në fundin e karrierës së tij si futbollist. Këtë la të nënkuptohet presidenti i Federatës Franceze të Futbollit. Gjithçka lidhet me një skandal seksual të ndodhur në vitin 2015 atje ku sulmuesi i Realit të Madridit ishte protagonist së bashku me Mathieu Valbuena. E që […]

LEXO TE PLOTE