Connect with Us

Ka krijuar një super ekip, Edi Reja lëshon edhe deklaratën e madhe pas ndeshjes

Kombëtare

Ka krijuar një super ekip, Edi Reja lëshon edhe deklaratën e madhe pas ndeshjes

Publikuar

-

Edi Reja u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes kundër Moldavisë, aty ku fituan 4-0. Ai u shpreh se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi. Për “Supersport” shtoi se edhe debutuesit bënë paraqitje të mirë.

“Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë.

Trashi? Ishte prezantim i mirë i tij por edhe si skuadër kemi luajtur. Ai ka luajtur mirë dhe golin e quaj punë kolektive. Kemi shfrytëzuar, ata gabuan dhe shënuam, me gol të portierit.

Po krijojmë grup të fortë dhe me vlera brenda e jashtë fushës. Menaxhuam shumë mirë dhe kërkova përqendrim maksimal dhe shënuam 4 gola. Selahi dhe Kumbulla janë shumë të mirë pasi luajnë titullarë në Itali dhe Holandë, janë pjesë e rëndësishme për të ardhmen. Jam i kënaqur që debutuan por më vjen keq për ata që nuk luajtën.

Fitorja me më shumë gola? Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunoj. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet”, tha Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: