Connect with Us

Kjo Shqipëri bind! Kuqezinjtë argëtohen me Moldavinë dhe dhurojnë spektakël

Kombëtare

Kjo Shqipëri bind! Kuqezinjtë argëtohen me Moldavinë dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

Shqipëria fiton kundër Moldavisë me rezultatin 4-0 dhe nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve.  Dominim absolut, që shoqërohet edhe me një rekord: Shqipëria nuk i kishte shënuar kurrë në një ndeshje kualifikuese tre gola në pjesën e parë.

Ka ndodhur vetëm një herë, në atë fitoren 4-1 kundër Lituanisë në vitin 2013, por ajo ishte miqësore. Përtej kësaj, u pa një skuadër që funksionon.

Trashi që shënon në debutim një super gol dhe dy debutues të tjerë si Selahi dhe  Kumbulla. Serinë e golave e hapi Cikalleshi, më pas dyfishoi Bare.

Kjo, edhe falë dy gafave në mbrojtje të mbrojtësve dhe portierit vendës. Më pas vjen predha e Trashit që çarmatosi tërësisht vendësit.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë u mjaftuan vetëm me administrimin e lojës, por spektakli nuk kish mbaruar. Në minutën e fundit, një shpërthim i Roshit të futur në pjesën e dytë ndihmon Manajn të shënojë me thembër.

Një mbrëmje spektakolare për Shqipërinë, që u mbështet fuqimisht edhe nga tifozët kuqezi, që as në këtë transfertë nuk e lanë vetëm kombëtaren. Përkundrazi, dëgjoheshin vetëm ata në stadium.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: