Connect with Us

Kosova i jep leksione Malit të Zi, ja shanset për kualifikim

Sport

Kosova i jep leksione Malit të Zi, ja shanset për kualifikim

Publikuar

-

Kosova ka fituar 2-0 ndaj Malit të Zi në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020. Amir Rrahmani zhbllokoi takimin në minutën e 10′ duke dërguar topin me kokë në rrjetë pas goditjes së këndit.

https://twitter.com/kloppoynwa/status/1183820554895269889

Në minutën e 35′, Kosova shënoi golin e dytë me Vedat Muriqin falë gabimit edhe të portierit kundërshtar.

https://twitter.com/zaytunqspor/status/1183828729094705153

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia fitoi në Sofje ndaj Bullgarisë më shifrat 0-6.

Përsa i përket renditjes në grupin A, Anglia kryeson me 15 pikë, më pas vjen Rep. Çeke me 12 pikë dhe Kosova e treta me 11 pikë.

Nuk ka njeri dyshime që vendi i parë në renditjen përfundimtare do t’i takojë “Tre Luanëve”, “lufta” do të bëhet për vendin e dytë mes çekëve dhe “Dardanëve”.

Gjithçka do të vendoset më 14 nëntor në sfidën që do të luhet mes dy ekipeve në Pragë. Në rast se fiton Kosova ndaj Rep. Çeke, do t’i mjaftojë vetëm 1 pikë në ndeshjen e fundit në Prishtinë ndaj Anglisë për t’u kualifikuar.

Në rast se sfida e Pragës mbyllet në barazim, Kosova duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Anglise dhe Rep. Çeke duhet të mos fitojë ndaj Bullgarisë, ose Kosova të barazojë ndaj Anglisë dhe Rep. Çeke të humbë ndaj Bullgarisë.

Në rast se Kosova humbet më 14 nëntor, aty merr fund gjithçka. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Hazard tregon besnikërinë e tij, ja arsyeja e vërtetë pse refuzoi ofertën e majme të PSG-së

Publikuar

-

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ka pranuar se kur ishte pjesë e Chelseas ekipii i PSG-së e ka kërkuar gjithmonë me ngulm. Belgu ka refuzuar duke dashur gjithmonë të kalonte te skuadra e Real Madridit. Ai nuk ka menduar asnjëherë kalimin te skuadra kampione e Francës dhe për shkak të Lilles. Hazard e ka […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Dikur thoshte se nuk do të drejtonte kurrë Tottenhamin, por çfarë thotë tani Mourinho?!

Publikuar

-

Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Tottenham, Jose Mourinho u ngacmua nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të tij të viteve më parë ku thoshte: “Unë kurrë nuk do të drejtoj një ekip si Tottenham, për shkak të respektit të madh që kam për tifozët e Chelseas”. Po tani çfarë mendon […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zyrtare: Juventusi vazhdon përforcimet, tjetër firmë te bardhezinjtë

Publikuar

-

Pas Leonardo Bonuccit dhe Szczęsnyt, Juventusi ka rinovuar me një tjetër senator. Sot ishte radha e Juan Cudrados t’i hidhte firmën dhe të rinovonte deri në vitin 2022. 31-vjeçari po luan sezonin e tij të 5 te Juventusi dhe konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm për skemat e Sarrit, pasi mund të mbulojë më së […]

LEXO TE PLOTE