Connect with Us

Roshi: Dua të jem titullar, ja ku qethem

Kombëtare

Roshi: Dua të jem titullar, ja ku qethem

Publikuar

-

Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas fitores së thellë 0-4 ndaj Moldavisë.

Roshi ndër të tjera deklaroi se kërkon që të luajë nga minuta e parë, edhe pse sa herë futet jep më të mirën e tij, duke ndihmuar lojtarët. Një batutë, edhe për berberin që e ka gjithë skuadra me vete.

Doje që të shënonte Manajn?

Të gjithë sulmuesit kishin shënuar. Manaj kishte disa ndeshje që donte të shënonte. Unë bëra punën time si gjithmonë, dhe ai e shënoi.

Të jep besim kjo skuadër?

Kjo është ndeshja e tretë, që kemi luajtur më mirë. Jemi të kënaqur, edhe tifozët. Tani duhet të shikojmë ndeshjet e radhës ndaj Andorrës. As ajo nuk është e lehtë. Pastaj kemi një ndeshje të bukur me Francën në stadiumin e ri.

Je kthyer në lojtarin xhol, shumë i suksesshëm. Është e pranueshme nga ana juaj roli i xholit?

Objektivi im është të luaj nga fillimi, për 90 minuta. Por, ai që vendos është trajneri. Kur futem, bëj më të mirën time. Por, dëshira ime, është të luaj nga fillimi.

Ku je qethur?

Te berberi më i mirë në Shqipëri, Erti në Kavajë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi. E kemi me vete, sa për dijeni.

Çfarë ju tha trajneri në fund në dhoma?

Tha që ishte i kënaqur me këtë grup. Po ecim shumë mirë, dhe tani duhet të shohim ndeshjet me Andorrën dhe Francën, ta mbyllim mirë. Duartrokitëm, dhe mbaroi gjithçka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: