Connect with Us

Sheri Lerda-Hakaj, zyrtari i Partizanit: Gjobën do e marrë ai që lejoi gazetarin në stërvitje

Sport

Sheri Lerda-Hakaj, zyrtari i Partizanit: Gjobën do e marrë ai që lejoi gazetarin në stërvitje

Publikuar

-

Partizani e ka mbyllur javën e parë përgati tore për Vllazninë me një përplasje mes mbrojtësit Esin Hakaj dhe trajnerit Franko Lerda. Italiani e ka kritikuar shkodranin për angazhimin në stërvitje dhe më pas e ka urdhëruar të largohet nga fusha. Lojtari kur la fushën e ka “lëshuar” gojën në debatin në distancë me trajnerin.

Ky incident i radhës është pasqyra e asaj që është gatuar këtë sezon te Partizani, ku harmonia e vitit të shkuar në grup nuk ekziston më. Incidenti i ndodhur të shtunën në stërvitjen e zhvilluar në Elbasan, i pasqyruar një ditë më parë në “Panorama Sport”, do të analizohet mirë nga drejtuesit e klubit, ku do të merren edhe masa për përgjegjësit.

“Panorama Sport” kontaktoi dje me drejtues të klubit për të kërkuar informacion rreth përplasjes Hakaj-Lerda dhe çfarë masash pritet të ndërmerren. Përveç mbrojtësit shkodran, që ka thyer disiplinën e brendshme, gjasat janë që masat të aplikohen edhe për pjesëtarë të stafit.

Sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, i pyetur nga “Panorama Sport” në lidhje me ngjarjen dhe masat që pritet të ndërmerren, u përgjigj: “Sipas mendimit tim, i pari që e meriton gjobën është ai zyrtari ynë që ka lejuar gazetarin brenda në seancën stërvitore. Nuk është çështja për t’i bërë bllokadë medias për informacione që lidhen me klubin tonë, por, sipas meje, seancat stërvitore janë ambient pune dhe jo pjesë e ndonjë ‘reality show’, ku mund të pasqyrohet çdo gjë se çfarë ndodh brenda orarit dhe vendit të punës.

Gjasat janë që Hakaj të përballet me një gjobë të majme, gjë të cilën ia ka kujtuar edhe trajneri kur ai po largohej, pasi i ka përmendur rrogën. Pjesë e ndëshkimit mund të jetë edhe kalimi i mbrojtësit te Partizani B.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Këtë sezon është ende në gjumë/ Habit sulmuesi: Kur të largohem nga Milani do të kushtoj 70 milionë euro

Publikuar

-

Edhe pse këtë sezon është ende në gjumë, pasi ka shënuar 3 gola në 12 javë me Milanin në Serie A, dy prej të cilëve nga penalltia, Krzysztof Piatek, nuk e ka humbur besimin në vete dhe shpreson se herën tjetër ku do të transferohet diku, do të kushtojë 60-70 milionë euro. “Kur kalova nga […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona i lë të gjithë pa mend, tani kërkon dështakun e Serisë A

Publikuar

-

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, ku emri më i përfolur ka qenë Lautaro Martinez. Sidoqoftë, drejtuesit katalanas po vëzhgojnë edhe lojtarë të tjerë, ku emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Bruno Petkovic. Sulmuesi po mahnit me Dinamon e Zagrebit dhe mbi të gjitha me Kroacinë, […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Reali, ylli kryesor i ekipit humbet “El Clasicon” dhe gjithë vitin

Publikuar

-

Lajme aspak të mira për Realin vijnë nga James Rodriguez. Kolumbiani ka pësuar një dëmtim të rëndë, probleme në ligamentin e tij të majtë dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë. “Testet mjekësore të kryera sot nga stafi mjekësor për James Rodriguez diagnostikuan një problem në ligamentin e gjurit të tij të majtë. […]

LEXO TE PLOTE