Connect with Us

E BUJSHME/ Turqia rrezikon përjashtimin, Shqipëria mund të kualifikohet në Europian

Kombëtare

E BUJSHME/ Turqia rrezikon përjashtimin, Shqipëria mund të kualifikohet në Europian

Publikuar

-

Kualifikimi i kombëtares shqiptare të futbollit duket mision i pamundur pas humbjes me Turqinë, në një ndeshje që u vlerësua për nga cilësia e lojës së kuqezinjve.

Mundësia për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian 2020 ekziston matematikisht, por shanset që të ndodhë janë tepër të vogla. Në tre ndeshjet e radhës kundër Moldavisë, Andorrës dhe Francës, nëse Shqipëria fiton, grumbullon plot 9 pikë, çka do ta çonte në kuotën e 18 pikëve. Por kjo skemë realizohet vetëm nëse Franca apo Turqia gjithashtu i humbasin të gjitha ndeshjet e mbetura nga Grupi H.

Megjithatë ka edhe një mundësi tjetër, që mund të përsërisë historinë e kualifikimit të kuqezinjve për herë të parë në vitin 2016.

Të dënohet Turqia.

Goli që na penalizoi në minutat e fundit të ndeshjes në Stamboll, i ka sjellë turqve telashe, e jo për shkak të mënyrës si u realizua, por për atë se si lojtarët e festuan.

Futbollistët turq u turrën para tifozëve dhe kamerave duke bërë përshëndetjen ushtarake. Më pas dy lojtarët e Turqisë, ndër ta Cenk Tosun e postoi foton në Facebook-un e tij me mesazhin “Për kombin tonë, veçanërisht për ata që po rrezikojnë jetët e tyre për kombin”.

UEFA nuk i lejon mesazhet politike.

E mesazhi i tyre ngjalli reagime të shumta ndërsa UEFA do të nisë hetime serioze ndaj kombëtares turke. Këtu ekzistojnë dy mundësi, që kombëtarja turke të penalizohet ose jo. Nëse penalizohet, në varësi të dënimit, ringjallen edhe shpresat për kualifikimin e Shqipërisë, raporton newsbomb.al.

Penalizimi nga UEFA mund të jetë minimal, i fokusuar vetëm te dy lojtarët që postuan fotot në rrjetet sociale, por mund të jetë edhe më i rëndë, duke penalizuar kombëtaren turke, nga gjoba monetare, te ulja e pikëve apo në rastin më ekstrem, te skualifikimi nga Eruo2020. Në këtë rast, Shqipëria do të dilte nga grupi së bashku me Francën. /Newsbomb.al

“Në fund të rrugës qëndron kampionati! Pas shtatë ndeshjeve ne vazhdojmë udhëheqjen tonë në Grupin H për Kualifikueset e Euro 2020. Ne ua japim këtë fitore të gjithë ushtarëve tanë heronj,” shkruan faqja zyrtare e kombëtares turke në Instagram.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Mavraj: Ndeshja me Serbinë ishte më shumë se luftë, na larguan me helikopter

Publikuar

-

Nga

Mërgim Mavraj qëndroi për pak kohë jashtë fushave të blerta, kjo për shkak të një dëmtimi në shpatull. Por, mbrojtësi shqiptar tashmë është gati të kthehet në fushën e lojës me ekipin e tij Grojter Fyrthin, që do të luajë derbin ndaj Nurenbergut, këtë fundjavë. Mbrojtësi shqiptar ka folur për “nordbayern.de” mbi ndeshjet derbi, ku […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Igli Tare fiksohet keq pas Kumbullës, ja sa kërkon Verona për shërbimet e tij

Publikuar

-

Nga

Performancat e tij kanë tërhequr vazhdimisht në këtë sezon vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha italiane si Juventus, Lacio dhe Fiorentina. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën. Mbrojtësi është në sezonin debutues në Serinë A, mirëpo kjo nuk e ka penguar aspak 19-vjeçarin të shpalosë aftësitë e tij. Lacio, e udhëhequr nga drejtori sportiv […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka frenon rinovimin e Edi Rejës, ja ç’po ndodh te kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Nga

Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen. Me shumë mundësi, sepse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi për “Panorama Sport”: “Jo, akoma nuk e kemi një […]

LEXO TE PLOTE